• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhi i Scholz për Maqedoninë: Pranojeni propozimin francez për të qenë një hap më afër anëtarësimit në BE

by Java News
11/07/2022 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelari  gjerman, Olaf Scholz, i është drejtuar Maqedonisë së Veriut me një fjalim të hapur dhe i ka kërkuar miratimin e “propozimit francez”.

Kancelari e fillon fjalimin e tij me një mesazh shumë të qartë “Ne e duam Maqedoninë e Veriut si anëtare të BE-së!”, duke vijuar më tej se RMV ndodhet para një vendimi të rëndësishëm për të ardhmen e vet.

Nga ana tjetër, ai shprehet se e kupton edhe frustrimin dhe padurimin e popullit, por ky miratimin do ta sillte Maqedoninë e Veriut një hap shumë më afër anëtarësimit në BE.

“Ne e duam Maqedoninë e Veriut si anëtare të BE-së! Vendi juaj ndodhet sërish para një vendimi të rëndësishëm për të ardhmen e tij: Dëshironi ta pranoni kompromisin europian? Kështu mund të mbahet më në fund konferenca e parë ndërqeveritare – shtatëmbëdhjetë vjet pas dhënies së statusit të një vendi kandidat për në Bashkimin Europian. Kjo do t’ju sjellë një hap shumë më afër anëtarësimit në BE dhe do të kapërcejë bllokadën. Unë e kuptoj padurimin dhe frustrimin tuaj. Madje edhe më shumë: unë e përjetoj ashtu si ju!”

“Unë e kuptoj kur ju thoni: Neve për një kohë të gjatë na është premtuar shumë. Shumë është kërkuar prej nesh. Unë e kuptoj kur ju keni dyshime, nëse me këtë hap vërtet rruga drejt anëtarësimit për në BE është e hapur.

Dëshiroj të jem krejt i hapur me ju: edhe pas miratimit të këtij kompromisi procesi i anëtarësimit në BE nuk do të jetë i lehtë. Pengesa të tjera do të duhet të kapërcehen. Por unë them po ashtu: bashkë do t’i përballojmë detyrat që kemi përpara. Sepse ne ju duam si anëtarë të këtij Bashkimi Europian!”.

“Ne ju duam, të dashura qytetare dhe të dashur qytetarë të Maqedonisë së Veriut si anëtarë të një unioni, në të cilin veçantitë tuaja kulturore dhe tonat, gjuhët tona të ndryshme dhe identitetet tona të mbahen dhe të ruhen. Kjo na bën së bashku të fortë”.

“Ne të gjithë e dimë: kompromiset do të thonë ndonjëherë lëshime të dhimbshme. Bashkimi Europian përbëhet prej kompromisesh – ditë për ditë. Megjithatë, unë jam fort i bindur se madje kompromiset e vështira në fund na çojnë gjithmonë përpara dhe na bëjnë më të fortë. Ne jemi dhe mbetemi në anën tuaj. I Juaji Olaf Scholz, Kancelari Federal i Republikës Federale të Gjermanisë”, thotë Scholz.

g.kosovari

Next Post
“Ku janë fëmijët e mi”? Shqiptari e goditi 7 herë me thikë, ish-gruaja zgjohet në spital. Avokatët: Ata kishin arritur marrëveshje

"Ku janë fëmijët e mi"? Shqiptari e goditi 7 herë me thikë, ish-gruaja zgjohet në spital. Avokatët: Ata kishin arritur marrëveshje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Studentët e maskuar nisin përsëri sulm ndaj Policisë, uniformat i përgjigjen me gaz e ujë dhe i rrethojnë nëpër rrugë!

Studentët e maskuar nisin përsëri sulm ndaj Policisë, uniformat i përgjigjen me gaz e ujë dhe i rrethojnë nëpër rrugë!

October 20, 2026
Shtetrrethimi në Paris, Franca dhe kryeqyteti nis të gjejë pak qetësi pas dhunës nëpër rrugë!

Shtetrrethimi në Paris, Franca dhe kryeqyteti nis të gjejë pak qetësi pas dhunës nëpër rrugë!

October 20, 2026
Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit?

Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit?

October 20, 2026
Donald Trump dhe Michael Bloomberg rrisin shpenzimet përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

Donald Trump dhe Michael Bloomberg rrisin shpenzimet përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

October 20, 2026
Qetësohet sërish situata, një pjesë e protestuesve rikthehen para Kryeministrisë!

Qetësohet sërish situata, një pjesë e protestuesve rikthehen para Kryeministrisë!

October 20, 2026
Vandalizmi dhe anonimati në botën digjitale, a duhen kontrolluar rrjetet sociale?

Vandalizmi dhe anonimati në botën digjitale, a duhen kontrolluar rrjetet sociale?

October 20, 2026
Shtohen thirrjet në Iran për prodhimin e armëve bërthamore

Shtohen thirrjet në Iran për prodhimin e armëve bërthamore

October 20, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse Berisha i ndërseu median e familjes ambasadorit të SHBA?

October 20, 2026
Ishte i dehur, qytetari gjendet i shtrirë në “Sheshin Skënderbej”, Policia dhe qytetarët i vijnë në ndihmë!

Ishte i dehur, qytetari gjendet i shtrirë në “Sheshin Skënderbej”, Policia dhe qytetarët i vijnë në ndihmë!

October 20, 2026
Aleks Nikës nuk i thyen këmbën

Saliu i universiteteve

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com