• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhi i presidentit Duka drejtuar tifozëve të Shqipërisë

by Aalison Pearse Stevens
21/06/2016 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka falënderuar nga zemra të gjithë tifozët shqiptarë që e kanë mbështetur Kombëtare

Numri një i futbollit shqiptarë, Armand Duka nuk i ka harruar tifozët shqiptarë, që gjithmonë i kanë qëndruar afër ekipit kuqezi.

Pas fitores ndaj Rumanisë, Duka nëpërmjet një postimi në Facebook ka falënderuar nga zemra të gjithë tifozët shqiptarë që e kanë mbështetur Kombëtare

Ky është mesazhi i Dukës drejtuar tifozëve

Të dashur tifozë

Të dashur shqiptarë që sot jeni veshur kuq e zi

Pa ju ne nuk do festonim sot një nga fitoret më të rëndësishme të Shqipërisë dhe një nga prezantimet më të mira të saj.

Pa entusiazmin tuaj në rrugët e qyteteve ku ne kemi luajtur; pa entuziazmin tuaj në stadimet e Lensit, Marsejës e Lionit, me siguri prezantimi ynë do kishte qenë ndryshe.

Ju qetë një mbështetje e madhe për ne. Të gjithë, kudo që jeni. Ndaj unë dua t’ju falënderoj sot thellësisht, në emër tim dhe në emër të gjithë djemve që janë të mrekulluar me sjelljen dhe besimin tuaj.

Ju falënderoj që në një moment të rëndësishëm gjetët kohën dhe mundësitë ekonomike të na mbështesni në këtë ndërmarrje të madhe për të gjithë. Të na mbështesni kur kishim më shumë se kurrë nevojë për ju. Fanella kuq e zi që ju keni veshur këto ditë në Francë është bërë e njohur dhe e dashur për të gjithë. Siç jeni bërë ju, me koret vibrante dhe banderolat plot sharm; me tifozerinë model dhe imazhet e bukura që po bëjnë xhiron e mediave botërore. Ekipi është përpjekur në fushë, por ju e keni fituar betejën në shkallët e stadiumit dhe sheshet e Francës. Pas këtij Europiani, për tifozët tanë do flitet po aq shumë sa për ekipin tonë. Ju faleminderit për imazhin mbresëlënës që po lini në këtë event.

Faleminderit që besuat tek ne. Që nuk rreshtët asnjë sekondë së brohorituri, edhe në momentet e vështira si në Lens apo minutat e fundit të ndeshjes në Marsejë. Shpirti dhe fuqia juaj ishte një inkurajim i jashtëzakonshëm, siç kanë shkruajtur edhe mediat më të mëdha botërore.

Faleminderit që keni ndezur flakë me entusiazëm dhe hare sheshet e qyteteve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi. Sheshet e kryeqyteteve më të mëdha të botës, që në këtë rast u dekoruan jo pak kuq e zi! Jehona e thirrjeve tuaja ka mbërritur deri tek ne duke na dhënë më shumë besim.

Festa ende nuk ka mbaruar dhe ne të gjithë shpresojmë që të tjera momente magjike do t’ju ofrojmë. Ne shpresojmë që do të vazhdojmë rrugën së bashku. Ekipi eshte perpjekur ne fushë por ju e keni fituar betejen në shkallët e stadiumit, në sheshe apo përpara ekraneve të TV. Jemi bashkë ndaj ndihemi më të fortë, më të përgjegjshëm dhe më pasionantë. Me një pasion që e kemi zbuluar së bashku dhe me të cilin, duam të shkojmë shumë më larg.

Ndaj ju falënderoja edhe një herë!

Pa ju ne nuk do kishim qenë këta që jemi sot!

Armand Duka

Next Post

EULEX: Do të shërbejmë në përputhje me ligjet kosovare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In