• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mesazhi i Pekinit: Bashkëpunimi me SHBA është në të mirë të mbarë botës

by A R
29/01/2021 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të enjten, zv.ministri i Jashtëm kinez Le Yucheng mbajti një fjalim në aktivitetin në internet “Auditori në epokën e re”, me titull “Marrëdhëniet kino-amerikane në epokën e re”.

Le Yucheng-u u shpreh se në vitin e ri, edhe marrëdhëniet kino-amerikane duhet të shfaqin një pamje të re. Në fjalimin në ceremoninë e marrjes së detyrës, presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje disa herë popullit amerikan të bashkohet dhe të mos përçahet. Ky është pikërisht qëndrimi i nevojshëm në trajtimin e marrëdhënieve midis Kinës e SHBA-së.

Le Yucheng-u theksoi se, si dy fuqi të mëdha në botë, Kina e ShBA-ja duhet të bashkëpunojnë dhe jo t’i kundërvihen njëra-tjetrës. Ai përdori katër fjalë për të përshkruar pritshmërinë ndaj zhvillimit të marrëdhënieve kino-amerikane: respekt, ndryshim, rifillim, përgjegjësi.

Zv.ministri Le vuri në dukje se tani më e rëndësishmja është që të ndreqet kursi i zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. Dy vendet mund të hedhin së pari një hap të vogël duke arritur gradualisht konsensus, për të krijuar kushtet për përmirësimin e marrëdhënieve. Kina e ShBA-ja duhet të veprojnë menjëherë për të nxitur kthimin e marrëdhënieve dypalëshe në rrugën e duhur. Midis Kinës e ShBA-së ka mosmarrëveshje, por interesat e përbashkëta dhe nevojat e bashkëpunimi janë më të mëdha. Parandalimi e kontrolli i epidemisë, rimëkëmbja ekonomike dhe ndryshimi i klimës mund të jenë temat kryesore të bashkëpunimit kino-amerikan në etapën e ardhshme.

Le Yucheng-u shtoi se Kina e ShBA-ja janë dy vende kryesore të botës dhe mbajnë përgjegjësi të madhe për paqen e zhvillimin botëror. Faktet kanë vërtetuar se bashkëpunimi dypalësh është në të mirë të të dy vendeve e të botës dhe mund të arrijë objektiva të ndryshme.

Next Post
Meta për largimin e popullsisë: Vendi po përjeton erozion demografik, po kërcënohet perspektiva kombëtare

Asgjë e re nga Presidenca! Meta kthen ligjin për Prokurimin Publik: Favorizon kompanitë e lidhura me pushtetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In