• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mesazhi i Papës i dedikohet ‘Brukselit’: Mos lejoni frikën që t’ju kontrollojë zemrat

by A R
27/03/2016 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Papa Françesku dha një mesazh shprese gjatë predikimit në meshën e mesnatës të Pashkëve katolike, pas një jave të zymtë që kaploi Europën për shkak të sulmeve të Brukselit, teksa u bëri thirrje të krishterëve të mos lejojnë frikën dhe pesimizmin t’i “burgosin” ata.

Duke folur mes masave të rrepta të sigurisë në Vatikan, Papa u shpreh:

“Nuk duhet të lejojmë errësirën dhe frikën të na shpërqëndrojë e të na kontrollojë zemrat”. Mesazhi i tij u pasua sigurisht me dënimin që iu bëri Ati i Shenjtë sulmeve terroriste të së premtes së kaluar në Bruksel, raporton Top Channel.

Shumë pelegrinë anuluan udhëtimet e tyre të planifikuara për në Romë, vetëm për shkak të dhunës në Bruksel, por gjithsesi bazilika e “Shën Pjetrit” në Vatikan ishte e tejmbushur, kur Papa Françesku mbajti meshën pasditën e së shtunës.

Top Channel shkruan se Papa hyri në bazilikën e errësuar me vetëm një qiri të ndezur e që e udhëhiqte. Teksa mbërriti në altar, nisën të ndizeshin edhe pajisjet e ndriçimit të bazilikës, diçka që simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit.

Në fjalimin e tij, Ati i Shenjtë shtoi se “kjo e sotma është festë për shpresën tonë dhe është tejet e rëndësishme të ndodhte pikërisht sot”.

Shërbesa e gjatë e vigjiljes përfshinte gjithashtu edhe pagëzimin nga Papa të 12 të rriturve që vinin nga Kina, Korea e Jugut dhe vende të tjera të botës.

Ndërkohë, zyrtarë të Vatikanit shpërndanë çadra kampingu për 100 njerëz të pastrehë. Prania e policisë nëpër rrugët përreth Vatikanit ka qenë e përforcuar këtë vit, pasi piteshin më shumë pelegrinë sesa zakonisht, pasi Papa Françesku e deklaroi vitin 2016 vit jubilar për Kishën Katolike, e duke e quajtur “Viti i shenjtë i mëshirës”.

Sot, në mesazhin e tij Ubi e Torbi, Papa nuk harroi të përmendte edhe shtetet e tjera, viktima të terrorizmit si Turqia, Çadi, Mozambiku etj. Ai tha se lutja shkon për to, ndërsa theksoi se duhet gjetur bashkëpunimi për paqen.

“Dënoj sulmet terroriste. U derdh gjak i pafajshëm” – tha Papa sot në Vatikan.

Next Post

Një sekret për të qenë e bukur gjithmonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve (ARSYETIMI)

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In