• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhi i Linda Ramës nga Kongresi i PS: Duhet një ofertë e re për fëmijët, pse nuk kemi një teatër të ri?

by Java News
28/02/2020 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën duartrokitjet e sallës, podiumit të Kongresit të socialistëve iu drejtua edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama. Pedagogia ka mbajtur fjalën në ditën e parë të Kongresit të PS që si temë ka gratë. Linda Rama është shprehur se Shqipëria Europën e ka tek fëmijët e saj pasi ata janë europianët e vegjël që gratë duhet t’i edukojnë dhe të jenë rojtare të tyre përballë rreziqeve të ndryshme si interneti.

Më tej Linda Rama i ka bërë apel grave socialiste të angazhohen tek fëmijët, duke treguar edhe një histori të të birit, Zaho Ramës kur ishte 3 vjeç, dhe edukatorja në përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë e pyeti në kopësht: Pse e do Shqipërinë?

“Zaho iu përgjigj thjesht ‘Sepse është shtëpia ime’, dhe edukatorja me bashkëshort amerikan u surprizua pasi kishte ikur që e vogël në SHBA dhe kur u kthye me të fejuarin në vitet 2000 i thoshte më vjen keq prej kushteve të Shqipërisë. Më pas bashkëshorti në fluturim për në SHBA i tha të shkruajë 10 arsye pse e donte Shqipërinë dhe arsyeja më e fortë që gjeti edukatorja me emrin Elda ishte se Shqipëria ishte shtëpia e saj”, rrëfeu Linda Rama.

Pjesë nga fjala e Linda Ramës në Kongresin e PS

“Mirëse iu gjej. Përveç pjesëmarrjes në takimet e fillimit dhe mbylljes së fushatave kam ruajtur me fanatizëm. Por befasisht e ndeja të natyrshme edhe ftesën që m’u bë dhe për të marrë fjalën. Them befasisht se kam ndjerë të kundërtën për t’u shfaqur protagoniste. Pseja e pranimit të kësaj ftese mbase do të dalë në rreshtat e fjalës sime, por mu duke momenti dhe vendi i duhur për të folur, faleminderit kujt i shkoi mendja për të më ftuar. Fjala ime nuk pretendon të jetë asgjë më shumë sesa për të ndarë me ju disa mendime modeste. Në vjeshtën e 2005 PS-ja zgjidhte kryetarin e ri, në atë kohë kishim filluar të aplikonim shkollat komunitare në jug të vendit, diku në Gjirokastër. Kryetari i asaj komune ishte delegat në kongresin e trazuar që zgjidhi kryetar Edin. Në përfundim delegati erdhi në zyrë dhe dikush nga ne e pyeti dhe ai tha ‘nuk zgjodhëm ne tha, kryetarin, por fëmijët tanë, që na mbytën me mesazhe duke na thënë ‘zgjidhni atë të gjatin se është modern, ai’. Edi erdhi në krye të PS-së si thirrje e fëmijëve të atyre që i dhanë jo pak Shqipërisë pas daljes në rrugën e lirisë dhe demokracisë. Ka ndodhur një ndryshim i madh i paimagjinueshëm. Kjo me siguri është edhe pjesë e arsyes që më bëri të vij këtu tek ju gratë që i përkisni partisë dhe kanë meritë për këtë ndryshim, ta thelloni dhe ta bëni që të shtrihet poshtë. Kur një burrë del në skenë, ai është një më shumë, ndërsa një grua e mbart detyrimin për t’u bërë forcë tërheqëse më shumë.

Në këndvështrimin tim kjo ngjitje e gruas në vëmendje është vlerësim i admirueshëm, jo thjeshtë individual. Jam e tunduar për të rrokur cdo temë por dua të qëndroj te thirrja e fëmijëve. Për mua fëmijët janë shëmbëlltyra e Europës që kemi brenda ndesh. Kam parasysh dëmin që i bëhet nga egërsia dhe vulgariteti nga agresiviteti. Përpara tyre shtrihet një jetë që nuk ka të ngjarë me jetën tonë që kemi kaluar. A bëhet gjithcka duhet që gjenerata e re të jetë mishërimi i përkatësisë Europiane të Shqipërisë? A është kuptuar se sfida e fëmijëve tanë nuk do të jenë të njëjta me ato që përballojmë ne? A mjafton që ndryshimi dhe vullneti për realitetin e ri. Le të marrim për një cast ndryshimin që ka sjellë interneti. Nr. i përdorueseve e ka kaluar mesataren botërore, por numrat nuk na e thonë sigurinë e tyre në internet.

Mosha e tyre që përdorin internetin vjen duke u ulur, por nuk e dimë si e absorvon ushqimin e ekranit. Prindërit janë ende rojet e pazëvendesueshme. Por 30% e tyre nuk dinë ta përdorin dhe shumë të tjerë të mbingarkuar, preferojnë t’ia lënë internetit. Shumica e fëmijëve e aksesojnë nga telefoni dhe kjo është kaq e letë sa rrezikon që e vetmja mëhallë që do të njohin do të jetë mëhalla e internetit dhe gjuha e tyre të jetë zhargoni i shkurtimit. Shkolla, kopshte, cerdhe, kënde lojërash janë bërë shumë, por edhe sikur të mbaronte nevoja për to jemi shumë të zbuluar në lidhje me sfidën që po flasim. Prandaj ju lutem angazhohuni ku zëri juaj dëgjohet për një ofertë të re për fëmijët e këtij vendi. Është e qartë pse duhet të kemi një Teatër të ri kombëtar, apo të tjera salla si arturbina, por a mund të jemi të qeta ne nënat kur

i vetmi teatër fëmijësh është Teatri i Kukullave një hije e ftohtë e atij që ishte kur Tirana ishte 5-fish më e vogël se e sotmja. I bukur është stadiumi i ri kombëtar, por a ma thotë dot njeri se endi nuk më ka dhënë një argument bindës, pse nuk kemi një sistem funksional për klasat n shkolla. Më në fund dëgjova që kopshti zoologjik do të të ndërtohet sipas standardeve, shpresoj që këtë herë të ndërtohet, por pse nuk kemi të tjera. Në nëntorin e 105 të pavarësisë Zaho kishte mbushur 5-vjeç, në mbrëmje më vjen një mesazh nga mësuese Elda, ‘Zaho më ka surprizuar dhe prekur sot’. Të nesërmen më tregoi se po pyesim fëmijët pse e duam Shqipërinë dhe kur erdhi radha e Zahos më tha ‘Se ajo është shtëpia jonë’. O e bëni ju gratë socialiste atë që politika duhet të bëjë një ofertë të re për fëmijët ose nuk e bën kush. Ose e bën PS-ja këtë vend shtëpi të fëmijëve të të gjithë shqiptarëve nuk ka për ta bërë dot kush. U bëftë më e mira për ju dhe familjet tuaja”.

Next Post
Viktimat e Republikës së Tretë

Viktimat e Republikës së Tretë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In