Ambasadorja e Holandës në Shqipëri Dewi Van De Weerd deklaron se hapja e negociatave varet nga Reforma në Drejtësi, ndërsa korrupsioni sipas saj duhet të luftohet edhe nga ekzekutivi.
“Shoqëria shqiptare nuk duhet që të dorëzohet, Reforma në Drejtësi është domosdoshmëri. Hapja e negociatave është e lidhur me Reformën në Drejtësi, e cila nuk është kalimtare.
Është e nevojshme që duhet të ketë hapa konkretë për negociatat.
Duhet të respektohen edhe të drejtat e njeriut.
Korrupsioni mund të luftohet edhe nga ekzekutivi, jo vetëm nga reforma në drejtësi” tha ambasadorja.
a.ç











