• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhi i fortë i Donald Lu: Lul Berisha u lirua gabimisht, drejtësia la në baltë Fildezin

by Java News
02/10/2017 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ka bërë akuza të forta për sistemin e drejtësisë dhe për krimin e organizuar në vend.

Në këtë aspekt, ambasadori amerikan ka deklaruar hapur se janë “katër klane kryesore drejtojne 20 familje të cilat dominojnë aktivitetet kriminale”.

Donald Lu ka përmendut me emra disa prej tyre.

“Emiljano Shullazi thuhet se vijon të bëjë trafik droge nga qelia. Lul Berisha u lirua gabimisht më herët nga zyrtarët e burgut. Megjithëse u procedua drejtori dhe juristi i burgut, Lul Berisha është i lirë.

Klemend Balili ia ka dalë prej 18 muajsh t’i shpëtojë drejtësisë”, tha ambasadori i Shteteve të Bashkuara.

Ndër të tjera, diplomati amerikan përshëndeti faktin se parlamenti i legjislaturës së re është më i mirë se i kaluari.

“Parlamenti i 2017-ës është më i mirë se i kaluari. Shqiptarët ia dolën të nxjerrin kriminelët nga Parlamenti”.

Lu kritikoi fort sistemin e drejtësisë, duke përmendur faktin se nuk është arrestuar asnjë “kokë e madhe” dhe vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi.

“Ka shumë Shullazë, Lulzim Berisha dhe Klement Balilë në Shqipëri. Këta meritojnë burg. Zero arrestime për peshqit e mëdhenj. Sistemi i drejtësisë e la në baltë Fildes Hafizin”.

Vlahutin: Sistemi po çalon te viktimat e dhunës në familje

Nga ana e saj, ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, tha se do të mbështesë çdo institucion që do të luftojë korrupsionin. Vlahutin deklaroi se Shqipëria është në prag të  një sistemi të ri gjyqësor dhe në muajt  në vijim do të bëhet dhe Vettingu.

Më tej, diplomatja theksoi se institucionet e reja dhe SPAK do duhet të gjurmojnë shumë paligjshmëri, duke shtuar se sistemi po çalon te viktimat e dhunës, duke risjellë dhe njëherë në vëmendje rastin e gjyqtares Fildeze Hafizi, që u vra mizorisht nga ish-bashkëshorti.

“Ne si BE do bëjmë çmos për të përkrahur atë që shqiptarët presin, do mbështesim çdo institucion, që do luftojë korrupsionin. Dy dekadat e një epoke të edukimit juridik, kjo nuk ka qenë një punë e lehtë. Shqipëria është në prag të një sistemi të ri gjyqësor. Në muajt në vazhdim do të bëhet Vettingu. Kjo është shumë e rëndësishme për njerëzit e Shqipërisë, por edhe jashtë. Institucionet e reja dhe SPAK do duhet të gjurmojnë shumë paligjshmëri. Do luftojmë korrupsionin dhe godasim paligjshmëritë. Sistemi po çalon te viktimat e dhunës në familje si gjyqtarja Fildeze Hafizi. Magjistratët janë e ardhmja e këtij kombi”, u shpreh Vlahutin.

a.ç

Next Post
Hashim Thaçi nderon Albin Kurtin: I jep dekoratën e Urdhrit të Lirisë për protestat e vitit 1997

Hashim Thaçi nderon Albin Kurtin: I jep dekoratën e Urdhrit të Lirisë për protestat e vitit 1997

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Plasin 3-shat” këtë javë! Meri Shehu zbulon shenjat më të favorizuara të horoskopit

October 19, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

“Largoni fëmijët nga dhuna ekstreme!”, Karamuço: Turp ta nisin jetën me një vepër penale

October 19, 2026
“Brez TikTok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë” / Rama për protestuesit e dhunshëm: Qenie të verbra e pa shkollë!

Bilanci i 8 ditë proteste: 310 të lënduar, mes tyre 191 punonjës policie dhe 88 protestues

October 19, 2026
Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

October 19, 2026
Dy fjalë për Adi Krastën

Makthi i Albin Kurtit nga tabela në Morinë

October 19, 2026
Ministrja Kushi nxjerr udhëzimin për uljen e numrit të nxënësve në klasa

“Distancohuni nga dhuna, po përdoren minorenët!”, Evis Kushi thirrje studentëve dhe prindërve

October 19, 2026
Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

October 19, 2026
Rama miraton shpërblimin prej 269 mijë lekësh të reja për 2,750 policët që përballen me protestuesit

Rama miraton shpërblimin prej 269 mijë lekësh të reja për 2,750 policët që përballen me protestuesit

October 19, 2026
Alibeaj: Rama do sistem gjysmë-presidencial. Përgjegjësinë penale e mban kryeministri, jo Diella!

Deklarata e ndërkombëtarëve për situatën në Shqipëri, Alibeaj: Po na thonë që disa gjëra zgjidhini vetë

October 19, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dhuna që prodhon vetëm spekatatorë dhe një spektakël me aktorë të marrë hua

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com