Mesazhi i dashurisë në kartmonedhën 20 euro
Të dielën e kaluar një grua iralandeze e quajtur, Denise O’Reilly ka postuar një kartmonedhë 20 euroshe në Facebook.
Kjo mund të duket si diçka e zakonshme, por kishte diçka shumë të veçantë në këtë kartëmonedhë. Në këtë 20 euro, ishte i shkruar një mesazh dashurie.
“Christy gjithmonë ke qenë ti. Eja dhe më gjejë, Megan x”, shkruhej në kartëmonedhë.
O’Reilly pasi që e kishte postuar këtë kartëmonedhë në Facebook, kishte shprehur dëshirën që t’i ndihmojë kësaj dysheje të dashuruar.
“E gjeta këtë në portofolin tim në mëngjes. Ah Christy ajo të dashuron. Gjeje vajzën tënde. Shpërndajeni këtë postim”, kishte shkruar O’Reilly në Facebook.
Menjëherë ky postim u shpërnda në më shumë se 15 mijë herë. E më në fund, Christy lexoi mesazhin e shkruar nga ish e dashura e tij dhe misteri u zgjidh.









