• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mesazhi dërguar SHBA e BE/ Bërnabiç e vlerëson si mbështetje për Kurtin letrën e ligjvënësve evropianë e amerikanë

by Java News
08/08/2023 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç nuk i ka pëlqyer letra që kryetarët e Komisioneve parlamentare për Punë të Jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë e disa vendeve të tjera ua kanë dërguar kryediplomatëve evropiano-amerikanë, ku i kërkohet që të kenë një qasje më të ashpër dhe më të vendosur ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Brnabiç tha se kjo letër ishte e “mirëpritur”, pasi që pretendoi se ishte provë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “gëzon vërtet mbështetje dhe inkurajim të plotë për cenimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan”.

Ndërkaq, kryeministrja serbe theksoi se Kurti po i shmanget zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialog, duke përmendur kështu Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, dhe pretendoi se serbëve në Kosovë po i “cenohen të drejtat themelore të njeriut”.

“Gjithçka që duhet të dijë kushdo për demokracinë në sundimin e ligjit në Kosovë është se që nga fillimi i këtij viti, pjesëtarët e aparatit të Sigurisë së Kosovës kanë qëlluar gjashtë serbë dhe se askush nuk është mbajtur përgjegjës”, pretendoi ajo.

Letra e cila u publikua nga gazeta gjermane “Tagesspiegel”, kryediplomatëve evropianë-amerikanë iu kërkohet një qasje më e ashpër dhe më e vendosur ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në letrën e nënshkruar mbi të gjitha nga kryetari i komisionit parlamentar për politikë të jashtme në Parlamentin e Gjermanisë (Bundestag) Michael Roth dhe kryetari i Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bob Menendez, specifikohet se baza e politikës së përbashkët perëndimore ndaj krizës aktuale në Veri, duhet të jetë fakti se Kosova është një vend sovran dhe një demokraci funksionale.

“Qasja aktuale nuk po funksionon. Ne kërkojmë që komuniteti ndërkombëtar të mësojë nga e kaluara jonë dhe të sigurojë që ne të mos ndjekim politika me qendër Beogradin. Të shqyrtohet një politikë e diplomacisë parandaluese për të parandaluar një përkeqësim të mëtejshëm të situatës së sigurisë në veri të Kosovës. Ata që mbrojnë shtetin ligjor dhe demokracinë nuk duhet të qortohen”./m.j

Next Post
“I bëjmë thirrje Beogradit…”/ Ambasadori ukrainas në Serbi: Po rriten zërat për njohjen e Kosovës nga Kievi

"I bëjmë thirrje Beogradit..."/ Ambasadori ukrainas në Serbi: Po rriten zërat për njohjen e Kosovës nga Kievi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cisterna e naftës përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga një minë detare

Cisterna e naftës përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga një minë detare

October 27, 2026
Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

October 27, 2026
Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

October 27, 2026
Netanyahu: Do të tregoj të vërtetën mbi veprimet e Izraelit në Kombet e Bashkuara -

Zgjedhje vendimtare në Izrael, Netanyahu në provë, pjesëmarrje rekord: Qeverisë i ka ardhur fundi

October 27, 2026
Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë

Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë

October 27, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Veliaj jep lajmin për 1500 familje në Tiranë: Kredi të buta për shtëpi të reja, lista për miratim më 29 tetor

October 27, 2026
Karakaçi: Zgjatet edhe me 5 vite marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit Shqipëri-Itali

Karakaçi: Zgjatet edhe me 5 vite marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit Shqipëri-Itali

October 27, 2026
Merz: Rusia dhe SHBA-të nuk mund ta zgjidhin luftën në Ukrainë pa bashkëpunimin me Kievin dhe Evropën

Merz: Rusia dhe SHBA-të nuk mund ta zgjidhin luftën në Ukrainë pa bashkëpunimin me Kievin dhe Evropën

October 27, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Maskat” kërkojnë destabilizim, protestat drejt shuarjes/ Leka: Berisha ka bërë autogol, opozita nuk e dënoi dhunën

October 27, 2026
Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In