• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhi i atleteve të Edi Ramës

by Enver Robelli
14/07/2017 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

I.

Më 21 shkurt 2008, pak ditë pasi Kosova shpalli pavarësinë, mijëra serbë e serbe, të ndërsyer nga qeveria nacional-shoviniste e Vojisllav Koshtunicës, dolën në rrugët e Beogradit për të protestuar kundër kësaj «padrejtësie». Bërtitën sa patën zë, pastaj iu vërsulën ambasadave të shteteve që tashmë kishin pranuar pavarësinë e Kosovës. U sulmuan, mes tjerash, ambasada amerikane, turke dhe gjermane. Shumë objekteve iu vu flaka. Pastaj patriotizmi serb u dëshmua në hyrjen e dhunshme nëpër dyqane të artikujve sportivë në kryeqytetin e Serbisë. Tinejxherë e tinejxhere vodhën sa mundën «patika», domethënë atlete. Më të preferuara ishin atletet e firmave amerikane. Në historinë e lavdishme serbe ky episod mbahet në mend për shkak të motos: «Patike za Kosovo». Në fund të majit të vitit 2008 mediat serbe njoftuan se një gjykatë në Beograd dënoi dy biondina me nga dhjetë muaj burg me kusht për shkak të vjedhjes. Njëra nga vajzat e dënuara tha: «I kërkoj falje të gjithë qytetarëve dhe shtetit që i kam poshtëruar – si dhe familjes sime». Të dyja nënvizuan se «kemi vjedhur si të gjithë të tjerët».

II.

Edi Rama ka sens për humor. Këtë javë ai në Samitin e vendeve kryesore të BE-së me shtetet e Ballkanit në Trieste të Italisë defiloi me «patika». «Provokacija», provokim, mund të kenë gjëmuar e piskatur serbët. «Patikat» e Edi Ramës u kujtonin atyre një njollë nga e kaluara e tyre. Për një palë atlete shumë serbë janë të gatshëm të harrojnë Kosovën, «tokën e shenjtë» të Car Llazarit. Mesazhi i Ramës i drejtohej edhe kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron: «Mos i merrni shumë seriozisht serbët që vajtojnë për gjoja humbjen e Kosovës. Sepse krejt dhimbja e tyre mund të shërohet me një palë atlete në vlerë prej 50 eurosh».

III.

Çfarë deshi të thoshte tjetër Edi Rama me atletet e tij? Ndoshta synoi t’ua bënte me dije serbëve se një kryeministër shqiptar shkon në Trieste me atlete si në plazhin e Durrësit, sepse qyteti verior i Italisë në historinë shqiptare luan një rol të rëndësishëm. Aty më 2 prill 1879 lindi Aleksandër Mojsiu, pinjoll i një familjeje hebraike shqiptare me origjinë nga Durrësi, ku teatri i qytetit edhe sot bart emrin e tij. Në zemër të Triestes një rrugë mban emrin e Karl Gegës, inxhinier me origjinë shqiptare, i lindur më 10 janar 1802 në Venedik. Gega është ndërtuesi i njërës prej hekurudhave më prestigjioze të kohës, e cila lidhi Vjenën me Triesten. Për këtë vepër të madhe arkitektonike ai nga Perandoria Austro-Hungareze u emërua kalorës. Austriakët e quajtën Carl Ritter von Ghega, italianët Carlo Ghega, në Trieste rruga e përmendur mban emrin «Via Carlo Ghega». Aty gjendet hotel «Roma», pastiçeria Zampolli dhe Shkolla e Muzikës «Giuseppe Tartini», një violinist e kompozitor italian. Ndoshta të gjitha këto i kishte ndërmend Edi Rama, kur mori udhën drejt Triestes me atletet e bardhe me vija të kuqe. Ose…

IV.

Ose: kryeministri shqiptar me atletet e tij deshi të përçojë një mesazh krejt tjetër: meqë rruga e integrimeve europiane është bllokuar prej vitesh dhe gjithnjë e më pak njerëz në Ballkan besojnë në pranimin e shteteve të tyre në Bashkimin Europian, atëherë hajde të shkojmë pak në Trieste të bëjmë një gjiro me atlete sa për të treguar se «jemi europianë». Edhe kështu bëhet politikë në Ballkan.

Next Post
Revanshi Joshua-Klitschko do të zhvillohet në Amerikë

Revanshi Joshua-Klitschko do të zhvillohet në Amerikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për bomba në disa aeroporte të Evropës, devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

Alarm për bomba në disa aeroporte të Evropës, devijohen fluturimet dhe ngrihen avionët luftarakë

November 5, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Horror në burrel: vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

November 5, 2026
‘Mos i jepni karkaleca Dumanit’/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, Petrit Qoli shpërthen kundër prokurorit Dibra: Po bëni gjenocid

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

November 5, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

November 5, 2026
Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

November 5, 2026
“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

November 5, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Ditari nuk është procesverbal!

November 5, 2026
Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

November 5, 2026
Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

November 5, 2026
Zvicra vendi numër 1 në botë për gjobat ndaj makinave

Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë, detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In