• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhi amerikan/ Shaheen: Akti mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkan i kundërvihet ndikimit të Moskës

by Java News
13/08/2022 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga hartueset kryesore të projektligjit të paraqitur kohët e fundit në Kongresin amerikan për Ballkanin Perendimor, tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara po ripërtërijnë vëmendjen e tyre në rajon mes shqetësimeve se Rusia po përpiqet të përkeqësojë tensionet etnike dhe të nxis konfliktet.

Jeanne Shaheen, kryetare e Nënkomisionit për Evropën dhe Bashkëpunimin mbi Sigurinë Rajonale tha se Akti mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor synon të mbështesë zhvillimin ekonomik, si dhe të luftojë korrupsionin për t’ju kundërvënë aktiviteteve destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Senatorja Shaheen i bëri komentet në një intervistë për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës.

Senatorja Jeanne Shaheen tha se Akti mbi Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perendimor kërkon të kthejë vëmendjen e Shteteve të Bashkuara në një rajon ku ndikimi rus ka një histori të gjatë dhe që Moska mund ta shoh si një objektiv të dytë pas agresionit në Ukrainë.

“Rusia ka interest të përpiqet të shtojë tensionet që tashmë ekzistojnë, të përpiqet të promovojë konflikte. Dhe ndërsa Rusia shqyrton të shoh se ku mund të shkojë pas Ukrainës sigurisht që Ballkani Perendimor është një nga vendet. Nuk mund ta imagjinoj që dikush në botë, por veçanërisht në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor tek shikon atë që po ndodh në Ukrainë, të mendoj se do të donte që Rusia të ndërhynte dhe të bënte të njëjtën gjë në vendet e tyre”.

Ndërsa vendet e rajonit kanë bërë përparim në drejtim të qeverisjes demokratike, përçarjet politike dhe korrupsioni në rritje mbeten kërcënuese për proceset demokratike. Për të siguruar një qëndrueshmëri dhe përkushtim drejt aspiratave perëndimore, projektligji i ri dypartiak synon të forcojë tregtinë dhe investimet amerikane në Ballkanin Perendimor.

“Ky legjislacion e bën të qartë se një pjesë e rëndësishme për të siguruar prosperitetin ekonomik është nxitja e tregtisë, jo vetëm mes Shtetet e Bashkuara dhe rajonit apo Evropës dhe rajonin, por brenda rajonit, sepse partnerët tregtarë më të mëdhenj në vendet e Ballkanit Perëndimor janë fqinjët e tyre dhe ne duam të gjejmë mënyra se si mund ta inkurajojmë këtë tregti”, tha senatorja.

Zonja Shaheen tha se projekligji udhëzon Sekretarin e Shtetit të ofrojë ndihmë teknike për çdo vend të Ballkanit Perëndimor që kërkon të zhvillojë një strategji kombëtare kundër korrupsionit.

“Përballja me korrupsionin është një pjesë shumë e rëndësishme. Dhe ajo që bën ky legjislacion është fuqizimi i Sekretarit të Shtetit për të ofruar asistencë teknike për vendet që kërkojnë ndihmë në përballjen e sfidave të tyre me korrupsionin”.

Zonja Shaheen ishte në krye të një grupi senatorësh amerikanë që vizituan në muajin prill Kosovën, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën. Ajo tha se pa nga afër shqetësimet e banorëve, veçanërisht të të rinjve që kërkojnë një të ardhme më të mirë për vete dhe familjet e tyre.

“Nëse njerëzit janë me shpresë për të ardhmen nëse e dinë se ka mundësi dhe ka një rrugë përpara, atëherë ata do të jenë më pak të prirur t’i kushtojnë vëmendje atij lloj dezinformimi. Kjo është një nga pikat në projektligj që unë mendoj se është vërtet e rëndësishme.//Dhe mesazhi im për udhëheqësit në Ballkanin Perëndimor është të mendojnë për atë që duan qytetarët e tyre, të mendojnë për të ardhmen, çfarë është e mirë për vendin duke mos vazhduar të promovojnë një lloj konflikti që ka qenë kaq shkatërrues në të kaluarën për qytetarët e tyre”.

Senatorja Shaheen tha se e ardhmja e rajonit drejt Perëndimit dhe forcimi i qeverisjes demokratike është stimuli më i mirë për t’i mbajtur këto vende larg ndikimit rus dhe përpjekjeve të Moskës për të destabilizuar rajonin. (VOA)

Next Post
VIDEO/ Aktorja e njohur shqiptare bllokohet në ashensor, policia dhe zjarrfikësja refuzojnë ta ndihmojnë

VIDEO/ Aktorja e njohur shqiptare bllokohet në ashensor, policia dhe zjarrfikësja refuzojnë ta ndihmojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi miraton me 113 vota ratifikimin e marrëveshjes së pranimit në Bordin e Paqes

Kuvendi miraton me 113 vota ratifikimin e marrëveshjes së pranimit në Bordin e Paqes

January 22, 2026
“Siguria ushqimore, prioritet kombëtar”/ Ministri Salla prezanton Drejtoreshën e re të Përgjithshme të AKU

“Siguria ushqimore, prioritet kombëtar”/ Ministri Salla prezanton Drejtoreshën e re të Përgjithshme të AKU

January 22, 2026
Kontrollet në banesa e biznese, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt

Apeli prish vendimin/ GJKKO i dënoi me 23 vite burg dy kokat e grupit për vjedhje të 15 mln € përmes Call Center-ave

January 22, 2026
Rast shokues/ Fëmija humb syrin pasi u puth nga një i afërm me herpes, mjekët japin alarmin

Rast shokues/ Fëmija humb syrin pasi u puth nga një i afërm me herpes, mjekët japin alarmin

January 22, 2026
Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

Tensione në Parlament, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz

January 22, 2026
Morën apartamente me qira për prostitucion në Tiranë, arrestohen 3 kolumbiane, procedohen 2 shqiptare

Morën apartamente me qira për prostitucion në Tiranë, arrestohen 3 kolumbiane, procedohen 2 shqiptare

January 22, 2026
Mbyllet seanca për Ballukun në GJK / Qeveria dhe Kuvendi: Ka imunitet deputeti; SPAK: S’ka konflikt kompetencash!

Mbyllet seanca për Ballukun në GJK / Qeveria dhe Kuvendi: Ka imunitet deputeti; SPAK: S’ka konflikt kompetencash!

January 22, 2026
Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

January 22, 2026
Ankimimi i PD, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë publike çështjen “McGonigal”

Ankimimi i PD, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë publike çështjen “McGonigal”

January 22, 2026
Aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës, treni përplaset me një vinç

Aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës, treni përplaset me një vinç

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In