• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhet/ SHBA të zhgënjyer nga heshtja e SPAK për dosjen e shpalljes ‘non grata’ të Berishës? Lufta kundër korrupsionit elitar përfundon me dosje peshku

by Java News
11/04/2022 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që nga fundi i vitit 2019, pesha luftës kundër korrupsionit në të gjithë nivelet në Shqipëri, i ka kaluar SPAK-ut, strukturë e cila shënon një nga investimet më të mëdha të Perëndimit në Shqipëri, për shembjen e murit të pandëshkueshmërisë, si kusht kryesor për integrimin e vendit në BE. 30 muaj pas konstituimit të SPAK-ut, ka jo vetëm një zbehje të besimit të publikut, por edhe një zhgënjim në rritje, për shkak të mungesës së veprimit ndaj korrupsionit të nivelit të lartë, që identifikohet me kokat e politikës.

Për herë të parë, edhe kryeministri Edi Rama, shprehu zhgënjimin e qeverisë se pse SPAK-u nuk ka kërkuar administrimin dhe shqyrtimin e dosjes së shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor. Nga ana tjetër ka vullnet për të vendosur para përgjegjësisë ligjore zyrtarë për një arkë peshk, për një kanal uji siç ishte rasti i kryebashkiakut Fatos Tushe apo për 14 milionë lekë, siç ishte rasti i fundit i procedimit të ish deputetit Alqi Bllako.

Teksa Sali Berisha ka sajuar dhjetëra alibi dhe komplote imagjinare për të mjegulluar dhe justifikuar damkën e korrupsionit që i vendosi Departamenti Amerikan i Shtetit, SPAK vijon të qëndrojë prej 11 muaj indiferent përballë akuzës së rëndë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj ish-kryeministrit, i cili është subjekt i trefishtë i SPAK, si deputet, ish kryeministër dhe ish president.

Ndonëse në mënyrë të tërthortë, zhgënjimin për mosveprimin e SPAK për rastin e Sali Berisha, e kanë shprehur edhe përfaqësues të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në 10 dhjetor 2021, i dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Grabriel Eskobar, kishte një mesazh të fortë dhe të drejtpërdrejtë për prokurorët e SPAK, se pse nuk po vepronin për dosjen e Sali Berishës.

“Ku janë prokurorët, hetuesit dhe autoritetet në vendin tuaj? Ne e bëjmë sipas ligjeve tona, por dhe ju keni disa në vendin tuaj. Nëse doni ta dini, hetoni. Nuk takohemi me të, do të ketë pasojë nëse PD zgjedh dikë të shpallur ‘non grata”, tha Escobar.

Grabriel Eskobar e dha këtë mesazh edhe si përgjigje të alibisë së Sali Berishës, i cili kërkonte provat e shpalljes së tij non grata, duke pretenduar se nuk kishte të tilla.

Në 20 maj 2021, vetëm një ditë pas njoftimit për Berishën dhe Familjen e tij, një zyrtar i Departamentit Amerikan i Shtetit u shpreh se Sekretari i Shtetit ka në dispozicion “informacion të besueshëm lidhur me përfshirjen e Berishës në korrupsion të ndjeshëm dhe përpjekje për të ndërhyrë në proceset publike si dhe shpërdorim të fondeve publike në Shqipëri”.

Ndërkaq, në janar të këtij viti, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, foli për procesin e ndërtimit të dosjes së shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës.

“Të gjitha ato raste kalojnë një proces shumë rigoroz shqyrtimi nga një numër agjencish. Këtu përfshihen qindra njerëz, qindra ekspertë që kalojnë të gjitha të dhënat. Ekzaminojnë çdo provë dhe pastaj ndërtojnë një paketë. Pra, kur arrin në tryezën e Sekretarit të Shtetit, cilitdo sekretar shteti, pavarësisht i cilës parti, pavarësisht i cilës administratë, Sekretari ka sigurinë që informacioni është tërësisht i besueshëm… Nuk është vetëm DASH-i. Përfshihen agjenci si Departamenti i Thesarit, FBI-ja, CIA. Përfshihen një gamë ekspertësh për të parë faktet. Së pari, për të mbledhur faktet dhe pastaj për të shqyrtuar faktet dhe pastaj ndërtimi i një dosjeje që Sekretari i Shtetit të ketë besim ta nënshkruajë”, u shpreh ambasadorja.

Shpjegimi i ambasadores ishte edhe një mesazh për SPAK, strukturë e cila deri më sot nuk dihet nëse ka ndërmarrë ndonjë veprim për t’u njohur apo administruar këtë dosje.

Ndërkaq, në 2 mars 2022, Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin për pastrimin e parave, kërkoi ndër të tjetra rritjen e kapaciteteve të prokurorëve për të luftuar korrupsionin, duke e konsideruar end një sfidë zbatimin e reformës penale të vitit 2016 dhe 2017.Adriatik Doçi-shqiptarja.com/m.j

Next Post
Kush e ka radhën? Reagimi nga SHBA: Të tjerë “non-gratave” mund t’u bllokohen pasuritë si Rakipit dhe Ndroqit

Kush e ka radhën? Reagimi nga SHBA: Të tjerë "non-gratave" mund t'u bllokohen pasuritë si Rakipit dhe Ndroqit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In