• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhet me Bushkën për SPAK, ish-kryetarja e KLGJ-së “thyen heshtjen”: Po cenojnë imazhin tim

by A R
19/03/2025 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka reaguar dje për herë të parë pas publikimit të disa bisedave të cilat pretendohen se janë kryer mes saj dhe deputetet socialiste, Klotilda Bushkës lidhur me aktivitetet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në një deklaratë të drejtuar qytetarëve, kolegëve, miqve dhe përfaqësuesve të medias, Llagami ka sqaruar se komunikimet e pretenduara mes saj dhe deputetes socialiste që janë shpërndarë nëpër media janë të pavërteta dhe të fabrikuara që lehtësisht mund të verifikohen.

Ndër të tjera ish-kryetarja KLGJ-së thekson se këto mesazhe janë shpërndarë në mënyrë anonime në media të ndryshme nga një person i cili prej një viti e ka përndjekur në platformat sociale “LinkedIn” dhe “Facebook”, duke postuar materiale që cenojnë rëndë reputacionin e saj.

“Ato janë shpërndarë në mënyrë anonime në media të ndryshme, nga i njëjti person që në mënyrë të vazhdueshme vitin e fundit, më ka përndjekur në platformat sociale “Linkedin, Facebook”, duke postuar materiale që cenojnë haptazi dhe rëndë figurën dhe imazhin tim. Ky person ka fabrikuar gjithashtu komunikime imagjinare për ndikime në sistem, për të cilat është proceduar penalisht për “kallëzim të rremë” dhe “falsifikim të dokumenteve”, dhe pezulluar nga KLGJ (gjatë kohës që unë isha kryetare e KLGJ)”, shkruan ajo ndër të tjera. Sakaq, kujtojmë se më herët erdhi një reagim edhe nga deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka. Në të njëjtën linjë ashtu sikurse Llagami, Bushka tha se komunikimet nuk janë të vërteta dhe se këto sajesa po bëhet me qëllime të caktuara. Madje deputetja socialiste paralajmëroi që do të ndjekë edhe rrugën ligjore për të vënë drejtësinë në vend. Kujtojmë se prej ditësh tanimë nëpër rrjet po qarkullojnë disa mesazhe të cilat thuhet se janë mes Bushkës dhe Llagamit. Ka qenë “Ora News” që ka publikuar fillimisht këto biseda ku deputetja e Partisë Socialiste dhe ish-kryetarja e KLGJ-së bisedonin për mënyrat se si SPAK dhe GJKKO të ishte në duart e Llagamit.

Next Post
“Ça ndodhi me primaret, ata që fituan i lanë jashtë”/ Rama s’e kursen opozitën: Një tufë qorrash e shurdhësh që recitojnë…

Elbasan, Rama tallet me Dash Sulën: Mbeti pa parti gjeli i detit! Kush do t'i hajë kokrrat e grurit tani?!

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    E verteta gjendet nga rruga ligjore . Padia ndaj publikuesut si feak news eshte kriteri i se vertetes per bisedat e tyre

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

November 4, 2026
Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

Reagimi i Musk pas humbjes së republikanëve në SHBA: Lazerët e mi hapësinorë nuk funksionuan këtë herë

November 4, 2026
Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

Tronditen republikanët në Teksas, demokratët fitojnë vend në Senat për herë të parë që nga viti 1988

November 4, 2026
Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

November 4, 2026
VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

November 4, 2026
Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

November 4, 2026
Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime

Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime

November 4, 2026
Moti i qëndrueshëm të mërkurën, alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin

Moti i qëndrueshëm të mërkurën, alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In