• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mesazhet e Bashës, Metës dhe Berishës: Zbardhen propozimet e PD-LSI për sabotimin e reformës në drejtësi nëse vijnë në pushtet

by
02/04/2021 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doci

Zbatimi i reformës në drejtësi, investimi më i madh i Perëndimit në Shqipëri, do të vihet para një pikëpyetje të madhe dhe në pozita të rrezikshme, nëse opozita PD-LSI vijnë në pushtet pas 25 prillit 2021. Katër krerët e opozitës, Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, kanë një plan gjysmë të fshehtë kundër reformën në drejtësi, gjithnjë nëse shqiptarët u besojnë qeverisjen në zgjedhjet e 25 prillit. Edhe pse më i kamufluar dhe i rezervuar se sa Berisha dhe Meta, Lulzim Basha, në librin e tij ‘Misioni im’, e shpall reformën në drejtësi si një kurth dhe të kapur totalisht, ndërsa propozon një rrugë të re, që nis më hartimin e një kushtetute të re, duke paralajmëruar hapur një plan kundër reformës.

Basha shkruan se “gjatë opozitës sime ndodhi një kurth i paimagjinueshëm, pasojat e të cilit vazhdojmë t’i vuajmë edhe sot. Reforma në Drejtësi dhe kapja e saj thuajse totale nga ana e kundërshtarit me anë të një plani të mirë studiuar dhe të mirë përgatitur. Rezultati: sot kemi një shtet pa drejtësi! …Unë shpall qartësisht iniciativën tonë se Partia Demokratike do të investojë në konsensusin e palës tjetër, do të kërkojë konsensusin e palës tjetër për një kushtetutë të re, e cila do të përgatitet me një diskutim të ri, për të ravijëzuar një Shqipëri demokratike, një Shqipëri të gatshme për të hyrë në Bashkimin Evropian, një demokraci vërtetë dhe të konsoliduar, e cila të jetë e paprapësueshme nga vullneti personal i liderit. Ky mekanizëm i ri politik, që do të na çojë te një kushtetutë e re…”. Çuditërisht një plan i tillë nuk figuron në programin elektoral të PD-së.

Më i drejtpërdrejtë është aleati i PD-së, Ilir Meta, i cili reformën në drejtësi e ka shpallur një komplot ndërkombëtar, ndërsa këta të fundit i konsideron organizatë mafioze. Në maj të vitit 2020, Meta propozoi edhe një platformë me 14 pika, që atakonte reformën në drejtësi. Pas shpalljes së platformës, pati një mesazh të fortë nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila tha se “Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”.

Ndërkaq, Sali Berisha, i perceptuar si lideri dhe kryetari real i PD-së, është në një gjatësi vale me Ilir Metën sa i takon sulmeve të egra kundër reformës në drejtësi. Në vitin 2016, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim hartuan dhe paraqitën dy drafte paralele për reformën në drejtësi. Pas miratimit të ndryshimeve Kushtetuese në 22 korrik të 2016, me konsensus të diktuar nga presioni i SHBA-BE, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi vijuan luftën kundër reformës në drejtësi në prapaskenë, ndërsa Sali Berisha dhe Lulzim Basha në mënyrë publike.

Beteja ligjore e Partisë Demokratike për të rrëzuar ligjin e Vetingut, në bashkëpunim me shoqatën e gjyqtarëve, vijoi nga Gjykata Kushtetuese deri në Komisionin e Venecias. Partia Demokratike ka kundërshtuar ashpër edhe të gjitha ligjet bazë për zbatimin e reformës në drejtësi, mbi të cilat janë ngritur të institucionet e reja të sistemit të drejtësisë. Pasi u zgjodh President, flamurin e luftës kundër reformës e mori Ilir Meta, i ndjekur nga Sali Berisha. Madje, për të kundërshtuar emërime në sistem e kthyen edhe Parlamentin në tym dhe flakë, siç ishte seanca e emërimit të Arta Markut si kryeprokurore e përkohshme, e cila zëvendësoi Adriatik Llallën.

Organet e Vetingut, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe së fundmi SPAK, kanë qenë nën sulm të vazhdueshëm. Shkarkimi dhe kërcënimi me burg i ish-kreut të KED, Ardian Dvorani, është gjithashtu pjesë e sulmit. Nisur nga ky historik dhe nga mesazhet e qarta të krerëve të PD-LSI-së, zgjedhjet parlamentare të 25 prillit duket se do të jenë përcaktuese edhe vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi.

Next Post
Vaksina e Sinovac, Kina dhe 20 vende të botës po vaksinojnë edhe të moshuarit

Vaksina e Sinovac, Kina dhe 20 vende të botës po vaksinojnë edhe të moshuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Plagosja e qytetarit grek në protestën e Zvërnecit, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Keqardhje për situatën!

May 31, 2026
“Epsteini” ynë

Kakofonia rreth Zvërnecit

May 31, 2026
Muharremi: Shqipëria drejt BE-së, brenda këtij viti pritet mbyllja e 10 kapitujve të parë të negociatave

Muharremi: Shqipëria drejt BE-së, brenda këtij viti pritet mbyllja e 10 kapitujve të parë të negociatave

May 31, 2026
Tensionet SHBA-Iran/ Teherani: Derisa bisedimet të finalizohen për marrëveshjen, çdo gjë është spekulim

Tensionet SHBA-Iran/ Teherani: Derisa bisedimet të finalizohen për marrëveshjen, çdo gjë është spekulim

May 31, 2026
Përshkallëzohet situata! Izraeli pretendon se ka vrarë 900 luftëtarë të Hezbollahut që nga armëpushimi në Liban

Përshkallëzohet situata! Izraeli pretendon se ka vrarë 900 luftëtarë të Hezbollahut që nga armëpushimi në Liban

May 31, 2026
Berisha voton për veten, demokratët i bëjnë “gjëmën”: Sali, merre partinë me vete në varr

Bejko paralajmëron zhvillime të forta brenda PD: Berisha nuk e fal deklaratën e deputetit gjerman, nuk do kalojë pa “viktima”

May 31, 2026
Pas dhunës në Zvërnec, qytetarët mblidhen në protestë në Tiranë

Pas dhunës në Zvërnec, qytetarët mblidhen në protestë në Tiranë

May 31, 2026
Zbardhet skeda amerikane e Sokol Hoxhës me 6 krime, vrasësi i trefishtë kërkohej nga Shqipëria dhe Belgjika

Zbardhet skeda amerikane e Sokol Hoxhës me 6 krime, vrasësi i trefishtë kërkohej nga Shqipëria dhe Belgjika

May 31, 2026
Salianji paralajmëron demaskimin e procesit farsë në PD: Do publikoj video nga qendrat e votimit,  ja mashtrimet e Berishës

Salianji: PD në krizë të thellë, ka humbur boshtin ideologjik

May 31, 2026
Libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës (1991–1999) promovohet në Vjenë

Libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës (1991–1999) promovohet në Vjenë

May 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In