• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Mesazhe ofenduese dhe tradhti”, çfarë u gjet në celularin e Erdgys Arrazit?

by A R
07/05/2024 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Shkodrës ka zbuluar mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit, Erdgys Arrazi. Në studion e “Dita jonë” gazetari i A2 CNN, Julian Kasapi tregon dinamikën e ngjarjes së rëndë që tronditi Shkodrën dhe opinionin publik, pas vetëvrasjes së nënës me 3 fëmijë.

“Prokuroria hodhi dritë për aktin e fundit të Alma Arrazit që u hodh në Bunë së bashku me 3 fëmijët. Sipas Prokurorisë së Shkodrës, e gjendur në kushte të rënduara si pasojë e dhunës psikologjike nga bashkëshorti,  është sekuestruar celulari i Erdgys Arrazi, ku shihen ofendime të ndryshme, por edhe i tradhtisë bashkëshortore, kjo ka çuar që Alma Arrazi të ndërmerrte këtë akt vetëvrasës. Ne dimë aktin final, por nuk dimë sa ka zgjatur kjo dhunë e tradhti bashkëshortore që ka çuar në këtë pikë”, tha Kasapi.

Sipas tij, kjo ngjarje mund të ishte parandaluar pasi kishte njerëz që kishin informacion mbi dhunën psikologjike apo kushtet e rënduara të viktimës. Gazetari thekson se nuk duhet të përbaltim figurën e nënës.

“Para se të shkojmë te fakti se bashkëshorti kishte një lidhje tjetër se ne nuk njohim institucionin e divorcit. Nuk është e mundur që asnjë person të mos ketë ditur për gjendjen e Alma Arrazit, jo vetëm gjendjen e rënduar psikologjike, por edhe dhunën e tradhtinë. Unë jam i bindur që dikush duhet të ketë pasur informacion, por ky u dha shumë vonë te policia, kur nuk kishte më kontakte me Almën. Duke qenë se dihej më parë mund të ishte parandaluar. Ne përbaltim figurën e viktimës, por ne nuk e dimë periudhën ku ajo është gjetur përballë dhunës psikologjike, kushtet, opinionin. Nëse e ka bërë si hakmarrje ndaj bashkëshortit. Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos përbaltim figurën e një nëne. Si ka qenë kjo tradhti bashkëshortore. Të përbaltësh figurën e nënës që merrte medikamente mbi depresionin. Ne dimë aktin final tragjik, por si u arrit deri aty. As vendi ku është hedhur nuk dihet”.

Edhe ekspertja për çështjet sociale, Entela Hidri, thekson se kjo ngjarje mund të ishte parandaluar. Sipas saj, akti ekstrem mund të jetë marrë bashkarisht me fëmijët.

“Ne kemi probleme si shoqëri, nuk kemi edukatën që t’ia japim fjalën e fundit drejtësisë. Fakti që nuk pranohen familjarët e të ndjerës do të thotë shumë. Janë përgjegjës. Ne duhet të edukojmë familjet që nëse nuk ke përputhshmëri karakteri të ndahen rrugët. Një baba që e shikon që vajza i dhunohet, tradhtohet e denigrohet, merre në shtëpi. Më mirë të kesh një fëmijë të gjallë të ndarë, sesa në varr. Më duket si një vendim i marrë bashkarisht me fëmijët. Se nuk mund t’i marrësh fëmijët fizikisht. Në gjendje të shëndetshme mendore asnjë nënë nuk do të vriste fëmijët. Aty ka pasur një gjë shumë të madhe, nëna nuk i ka tërhequr për t’i hedhur, ata kanë shkuar në paqe. Çdo gjë mund të parandalohet përderisa ka informacion. Djemtë duhet të përdorin edhe forcën e karakterit”.

Sipas Kasapit dhe Hidrit, policia dhe organizatat duhet të punojnë shumë për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen, pasi vetëm në vitin 2023 janë vrarë 13 gra, nëna dhe vajza.

/a.r

Next Post
Laert Sallaku, oficeri më i ri në New York! Shqiptari u rendit i pari mes 600 të diplomuarve

Laert Sallaku, oficeri më i ri në New York! Shqiptari u rendit i pari mes 600 të diplomuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

March 16, 2026
Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

March 16, 2026
“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

March 16, 2026
“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

March 16, 2026
Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In