• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mesazh për Kurtin/ Ambasadori amerikan: SHBA mbështet Kosovën, por kjo nuk vjen falas

by Java News
29/02/2024 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier ka ashpëruar deklaratat kundrejt qeverisë kosovare me në krye Albin Kurtin, duke folur me karta të hapura kësaj radhe.

Gjatë një konference për shtyp, Hovenier ka ritheksuar përkushtimin dhe mbështetjen e ShBA-së ndaj Kosovës, për forcimin e kësaj të fundit si shtet, por i ka “tërhequr veshin” qeverisë kosovarë dhe mbarë opinionit publik se Amerika nuk mund të anashkalohet në çdo vendimmarrje të vendit.

“Shtetet e Bashkuara duan që ta shohin Kosovën të avancojë në trajektoren e saj evropiane dhe euro-atlantike. Por kjo nuk vjen falas”, ka thënë Hovenieri në bashkëbisedimin me gazetarët.

“E kam vënë re që një numër i njerëzve në Kosovë duken të befasuar që ndonëse Shtetet e Bashkuara e kanë përkrahur dhe do ta përkrahin popullin e Kosovës, projektin e Kosovës, dhe kjo ide, kjo përpjekje për ta parë këtë shtet duke e realizuar plotësisht potencialin e vet, e që jemi të zotuar siç kemi qenë gjithmonë, kjo nuk do të thotë që ne do t’ia japim një carte blanche secilës qeveri të Kosovës në zgjedhjen e politikave që ajo i bën, dhe ne nuk duhet ta bëjmë një gjë të tillë”,- ka theksuar ai.

Gjatë diskutimit, Hovenieri po ashtu ka thënë që nuk e sheh nevojën për një konferencë ndërkombëtare për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

“Më habit ky sugjerim. Ne kemi një marrëveshje të mirë. Ishte arritur saktësisht një vit më parë. Konferencat ndërkombëtare zakonisht kanë rol për të negociuar tekstet. Është një marrëveshje të mirë që është arritur midis Kosovës dhe Serbisë. Në kohën kur ishte arritur, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thamë që e konsiderojmë ligjërisht të obligueshme për të dyja palët, dhe e konsideroj si të tillë. Ne në mënyrë konsistente kemi thënë që shpresojmë në zbatimin e plotë dhe të krejtësishëm nga të dyja palët të të gjitha obligimeve nën marrëveshje”.

“Ne nuk e shohim nevojën për një konferencë ndërkombëtare. Ne e shohim nevojën për një vullnet më të fuqishëm politik nga të dyja anët që t’i përmbushin obligimet në të cilat janë futur, dhe t’i zbatojnë krejtësisht zotimet për Kosovën, pasi që ky është shteti ku punoj”, ka thënë Hovenieri.

“Ekziston nevoja për një vullnet politik dhe për veprim nga të dyja qeveritë që t’i zbatojnë plotësisht obligimet e tyre, dhe jemi të zhgënjyer që deri tash kjo nuk po ndodh”./m.j

Next Post
Ndërhyrjet e Kurtit në Shqipëri dhe RMV/ Xhaferi e thotë hapur: Për shqiptarët, Tirana është vëllai i madh

Ndërhyrjet e Kurtit në Shqipëri dhe RMV/ Xhaferi e thotë hapur: Për shqiptarët, Tirana është vëllai i madh

Comments 1

  1. Armand Babi says:
    2 years ago

    Amerika i ben hile Shqiptareve dhe Amerikanet kujtojne se populli nuk i kupton keto hile jemi budallenj ne dhe do mbeshtesim politiken Amerikane.hilja 1 me urdher te Amerikes u mbyllen fabtikat dhe uzinat ne 1992.hilja 2 me urdher te Amerikes u carmatos Shqiperia ne 2007.hilja 3 slejon qeverin Shqiptare qe kontrollohet nga Amerika te presi para me makineri dhe tu japi suvencione bujqve dhe boshatisen fshatrat.hilja 4 krijoi spak qe te veje ne pushtet njerezit e saj

    Reply

Leave a Reply to Armand Babi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Kapet në Tiranë i kërkuari ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

April 12, 2026
Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
Vitet e punës dhe mosha/ Si ndryshojnë kushtet për pension,dy muaj të tjerë rritje për gratë

Rama prezanton skemën e re për rritjen e pensioneve: Fond individual për qytetarët

April 12, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Prokurimet publike, Rama: Në raportin e BE, Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra

April 12, 2026
Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

April 12, 2026
Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

April 12, 2026
Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In