• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mes Turqisë dhe Greqisë është, edhe Edi Rama, edhe Shqipëria!

by Mero Baze
11/01/2021 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një pëprjekje të kritikëve të Edi Ramës për t’u tallur me idenë që Turqia dhe Greqia mund të takohen për bisedime dypalëshe në Tiranë, në përpjekjet e tyre për të zgjidhur problemet e mbartura. Në këtë histori ballkanike ka dy elementë. E para, që ka shumë rëndësi është çuarja te gatishëmria për bisedime. E dyta, është vendi ku do të takohen.

Në të vërtetë kryeministri Edi Rama është përfshirë në përpjekjet për rivendosjen e dialgut mes Turqisë dhe Greqisë, ndërprerë në vitin 2016, pra ka arritur të ngrejë nivelin e gatishmërisë së dy palëve për të biseduar, pas një udhëtimi tri ditor në Ankara dhe Athinë.

Edhe pse formalisht Edi Rama ka shkuar në Turqi për vizitë zyrtare, axhenda diplomatike e tij ka qenë rivendosja e kontakteve mes dy fqinjëve të zemëruar me njëri- tjetrin, për shkak të konfliktit për kufirin detar mes tyre, dhe retorikën e fortë nacionaliste që i shtyn të dy palët drejt konfrontimit.

Por objektivi i kryeministrit shqiptar nuk është që bisedimet  të zhvillohen doemos në Tiranë, por që të dy palët të nisin bisedimet. Tiranën e kanë përzgjedhur për vend bisedimesh autoritetet turke, të cilat kanë refuzuar disa shtete perëndimore.

Roli i kryeministrit të Shqipërisë, ka qenë rivendosja e kontakteve mes palëve dhe kësaj ja ka arritur, pasi sot të dy palët shprehën gatishmërinë për këtë gjë.

Pas takimit të kryeministrit Rama  me kryeministrin grek Micotakis në shtëpinë e tij, pala greke ka pranuar të vendosë kontakte në nivel politik me Turqinë për të diskutuar çështjet e mbetura pezull, duke shmangur formalitetin e takimeve në nivel ekspertësh teknik.

Nga ana e tij, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka një histori më pak antigreke se personalitetet e tjera të Turqisë. Ai ka një histori përkrahje për qytetarët grekë që kanë pasur prona në Stamboll, të cileve ua ka kthyer kur ka qenë kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe ka pranuar marrëveshjen për Qipron në vitin 2004, pas së cilës ka pasur probleme politike në Turqi,  për shkak të mënyrës se si e ka interpretuar Greqia dhe disa vende të Bashkimit Europian marrëveshjen e tij.

Kjo i jep atij më shumë shanse për bisedime të drejtëpërdrejta me palën greke në nivel politik, për  tejkalimin e krizës së Egjeut, e cila disa muaj më parë shkoi në pikën kritike.

Vendimi i Turqisë për t’i zhvilluar bisedimet në Tiranë, nuk ka të bëj personalisht me ndonjë lobim të Edi Ramës, por ka të bëjë me rolin që Shqipëria po luan për rivendosjen e dialogut. Ky vendim i Turqisë ende nuk ka marrë formë përfundimtare nga Athina, e cila duket se nuk ndjehet shumë rehat nga ky zhvillim.

Por pjesa më e rendësishme e këtij procesi është gatishmëria për bisedime dhe jo vendi, dhe nëse mbetet për vendin, askush nuk ka ndërmend të djegë bisedimet për të.

Nëse nga gjithë ky proces i vështirë harxhohet energji për të pranuar Tiranën si vend pajtimi, atëhere do të thotë që problem nuk është tek vendi, por tek vendimi për të folur me njëri- tjetrin.

Por nëse takimi mes tyre bëhet në Tiranë, atëhere sigurisht që Edi Rama ka arritur dy suksese, njërin personal, që ka aktivizuar nëj dialog të shuar para pesë vitesh, dhe tjetrin kombëtar, që këtë ngjarje e ka zhvendosur në kryeqytetin tonë. Edhe pse ky është edhe kryeqytet i Ilir Metës dhe Sali Brishës, kjo nuk ja ul rëndësinë takimit.

Next Post
“Vodhi mbi 200 shtëpi në Angli”, mungesa e provave e bën vlonjatin të pafajshëm

"Vodhi mbi 200 shtëpi në Angli", mungesa e provave e bën vlonjatin të pafajshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In