Miratohet kodi zgjedhor ku deri tani janë dhënë mbi 97 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenim.
Ndërkohë që ka akoma deputetë për të votuar dhe vota për të numëruar.
Për t’u miratuar duheshin vetëm 84 vota.
Procesi i votimi është kryer me fletë, proces i nisur që në fillim të seancës, vijon ende ku deputetë hedhin votën e tyre në kutitë e votimit.
Votimi bëhet me fletë pasi deputetët janë të shpërndarë në sallën e Kuvendit për shkak të pandemisë dhe nuk i kanë karta e tyre të votimit elektronik.
Kujtojmë që seanca e sotme ka patur tensione dhe debate të shumta, ku nuk munguan as kërcënimet e Ilir Metës nga Presidenca.
/e.rr