• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Mes Shqipërisë dhe Kosovës, kufi me taksa dhe burokraci

by Java News
28/11/2018 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas anëtarësimit në CEFTA dhe falë marrëveshjeve dypalëshe të tregtisë së lirë, Shqipëria dhe Kosova kanë hequr thuajse të gjitha taksat shtetërore në doganë. Por, qeveritë në të dy anët e kufirit i kanë zëvendësuar ato me taksa private që vijnë nga koncesionet.

“Është taksa e rrugës, është skanimi, është terminali doganor në Kosovë”, tha Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë.

Krijimi i një tregu të përbashkët kanë qenë premtim thuajse i çdo qeverie në Prishtinë dhe Tiranë. Por, biznesi thotë se në terren gjerat kanë ndryshuar shumë pak.

“Ne si klube prodhuese, si dhoma tregtie dhe si sipërmarrje në tërësi kemi kërkuar një listë prej 12 pikash që ja kemi bërë prezent edhe qeverisë së Kosovës edhe qeverisë së Shqipërisë. Dhe nga këto 12 pika është marrë parasysh vetëm 1, kjo e certifikatave santiare. Ndërkohë, që pjesa tjetër ngelet e patrajtuar”, u shpreh Jaka.

Pengesat tarifore dhe ato burokratike e penalizojnë jo pak tregtinë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Por arsyeja kryesore se pse dy ekonomitë nuk kanë tregti të vrullshme mes tyre, është një tjetër; mungesa e prodhimit.

“As Shqipëria as Kosova nuk performojnë dot në sektorët e prodhimit”, thotë Jaka.

Ndërsa Ilir Ciko, ekspert i tregtisë ndërkombëtare thotë: “Arsyeja e dytë është se në shumë drejtime për sa i përket tregtisë në mallra struktura e ekonomisë së Shqipërisë me atë të Kosovës është e ngjashme. Pra nuk kanë shumë se çfarë ti ofrojnë njëra tjetrës për të lejuar shkëmbim”.

Por, biznesi thotë se dobësive strukturore të dy ekonomive, nuk ka pse i shtohen pengesat artificiale.

“Mos të bëhet më shumë se sa bëjnë vendet e BE-së me njëra-tjetrën, pra thjesht trau i doganës të mos ekzistojë”, thotë Nikolin Jaka.

Si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri politikanët e kanë përdorur shpesh kartën e patriotizmit, përfshirë atë ekonomik, për qëllimet e tyre elektorale. Por, në të vërtetë, Shqipëria dhe Kosova, janë ende shumë larg e të qenit një treg i përbashkët. TCH

ma.me

Next Post
Për prindërit, të cilëve duhet t’ua dijmë për nder!

Për prindërit, të cilëve duhet t’ua dijmë për nder!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In