• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mes njerëzve të babës dhe nonës”, Rama: Deputet do rri aty ku më duan më shumë!

by
26/03/2021 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme është takuar me intelektualë në Durrës, ku dhe ka shpalosur programin e Partisë Socialiste për të ardhmen.

Rama tha se durrësakët e kanë zili Vlorën për ndryshimin që është bërë, duke shtuar se ai ka bërë shumë për këtë qytet pasi ka qenë edhe deputet.

Gjatë fjalimit me kandidatët, kreu i qeverisë tha se kjo është një garë mes njerëzve të babës, referuar Durrësit dhe nënës, Vlorës.

Po ashtu, ai tregoi se ku do të kandidojë për deputet, duke shtuar se do të qëndrojë aty ku do ta duan më shumë.

“Është fakt që provohet nga shifrat, e të gjitha pasqyrave të sektorëve të ndryshme. Përveç kësaj, Durrësi, është realisht në kushtet që mund të bëj një kapërcim të madh. E kuptoj shumë mirë durrsakët që e shohin Vlorën me xhelozi për të gjithë ndryshimet e ndodhura. Por për vetë faktin që në Vlorë ka pasur një ndryshim, edhe për faktin që kam qenë deputet, por edhe ka qenë më e lehtë për të zhbllokuar energjinë e bllokuar në atë pikë të vijës tonë bregdetare, se sa në Durrës që është e vështirë. Nga ana tjetër, Durrësi ndryshe nga Vlora dhe ndryshe nga çdo pikë tjetër, ku zhvillimi i turizmit tonë ka një potencial të veçantë, ka një potencial shumë kompleks. Durrësi s’është vetëm deti, Durrësi ka dhe një pjesë tjetër që ka të bëj me tregtinë dhe është e lidhur me potencialin e tij.

Për shkak të këtij potenciali ka të bëjë edhe me industrinë e lehta që janë zhvilluar në kohë, por që do të zhvillohen edhe më tutje. Unë jam këtu, për t’iu thënë juve dhe të gjithë durrsakëve, se ky është momenti i duhur të jem këtu, jo thjesht si kryeministër, por edhe si anëtarët e qytetit të Durrësit, duke e sjellë në vëmendje si detyrim edhe për faktin e të qenit deputet. Natyrisht që kjo varet nga ju, nga durrsakët, po flisja me Milvën sepse jam në të dyja vendet dhe do të rri aty ku më duan më shumë.  Është një garë mes atyre të babës dhe të nonës, këta të nonës janë inatçi të mëdhenj, këta të Durrësit më pak, sepse e mbajnë përbrenda dhe e nxjerrin me pasion. Por në këtë moment duhet nxjerrë me pasion që të marrim një rezultat kuptimplotë, për të afirmuar domosdoshmërinë për të vijuar punët që kemi nisur dhe mos lejuar të kthehet mbrapsht rrota e historisë, ajo do të kthehej mbrapsht drejtpërdrejt në të gjithë kategoritë.

Ata që janë me të tjera mendje, llogore, i them më shumë se sa çdo herë tjetër, vota do të jetë për të marrë në punë njeriun e duhur dhe njerëzit e duhur. Kur merr në punë, për të rregulluar lavamanin nuk e pyet, a je me mua a me ta, por s’do t’ia dish fare çfarë është ai, por merr më të mirin që të rregullojë lavamanin. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe kur merr në punë një kryeministër dhe qeveri, për të bërë punën, nëse bën punën, e bën. Mund ta duash shumë atë tjetrin, por nëse rri e fle gjumë, për çfarë të duhet. Përtej kësaj, duhet të keni parasysh një gjë, nuk kemi një program elektoral për t’i bërë qejfin sepse jemi qeveria”, tha Rama./ b.h

Next Post
Veliaj: PD-së i ka ngelur ora në vitet ‘96-’97, e vetmja gjë e pandalshme dje në autosallonin 10 milionë euro ishte virusi

Veliaj: PD-së i ka ngelur ora në vitet ‘96-’97, e vetmja gjë e pandalshme dje në autosallonin 10 milionë euro ishte virusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E drejta e vetos, Kos: Asgjë nuk është vendosur ende. Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

E drejta e vetos, Kos: Asgjë nuk është vendosur ende. Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

May 26, 2026
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në rrezik

Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në rrezik

May 26, 2026
“Zgjedhjet për kreun e partisë, proces farsë”, Ervin Salianji: PD manipuloi shifrat e pjesëmarrjes në referendum

“Zgjedhjet për kreun e partisë, proces farsë”, Ervin Salianji: PD manipuloi shifrat e pjesëmarrjes në referendum

May 26, 2026
Nga ndryshimi i emrit te ruajtja speciale/ Gjyqtari zbulon çfarë ndodh me një ‘bashkëpunëtor të drejtësisë’

Nga ndryshimi i emrit te ruajtja speciale/ Gjyqtari zbulon çfarë ndodh me një ‘bashkëpunëtor të drejtësisë’

May 26, 2026
Ekuilibër i ri në NATO/ SHBA paralajmëron shkurtime drastike ushtarake, Evropa nën presion për të kompensuar

Ekuilibër i ri në NATO/ SHBA paralajmëron shkurtime drastike ushtarake, Evropa nën presion për të kompensuar

May 26, 2026
Aksidentohen dy makina në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd, dy të plagosur dërgohen në spitalin e Bulqizës

Aksidentohen dy makina në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd, dy të plagosur dërgohen në spitalin e Bulqizës

May 26, 2026
Lorenc Vangjeli: Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Perëndim, çengeli që do na afrojë me Evropën

Lorenc Vangjeli: Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Perëndim, çengeli që do na afrojë me Evropën

May 26, 2026
Preç Zogaj: IBAR nuk është fundi i rrugës, integrimi në BE kërkon zbatim të standardeve

Preç Zogaj: IBAR nuk është fundi i rrugës, integrimi në BE kërkon zbatim të standardeve

May 26, 2026
“Moment historik në rrugëtimin europian të vendit tonë”, Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

“Moment historik në rrugëtimin europian të vendit tonë”, Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

May 26, 2026
“Berisha s’do që t’i marrë Rama meritat për integrimin”, Koçi: Opozita ka djegur Parlamentin

“Berisha s’do që t’i marrë Rama meritat për integrimin”, Koçi: Opozita ka djegur Parlamentin

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In