• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Mes mbrojtjes së detyrueshme të kujtesës dhe nevojës për liderë të pakapur

by Skënder Minxhozi
27/06/2020 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Hapja e hetimit penal ndaj presidentit kosovar Hashim Thaçi ka zgjuar, siç pritej, reagime politike dhe emocionale në të gjitha anët e botës ku flitet shqip. Me të drejtë kjo aferë juridike e fundit ndaj një zyrtari të lartë të Kosovës, shihet si një shkelje e syrit e rradhës që i bëhet asaj pale që në vitin 1999 etiketohej si e keqja e Evropës. Me të drejtë gjithashtu, ky hetim ndaj Thaçit shihet si një tendencë ‘a posteriori’, për të bërë një balancë të keqe dhe hileqare mes serbëve e shqiptarëve, në lidhje me një epokë kur ishte fare e qartë se cili qe vrasësi dhe cili qe viktima.

Perëndimi vijon të përtypë kompleksin e vjetër që ka krijuar tek shumë kancelari, fakti që dikur Klintonit dhe Blerit ju është dashur të hedhin bomba mbi Beograd. Në 20 vitet që pasuan, u profilua e qartë se perëndimorët nxituan të kërkojnë një ndjesë të heshtur ndaj serbëve, e cila është shfaqur në shumë forma. Mes tyre, sindroma e shtëpisë verdhë të Dik Martit, thënë ndryshe e fajësimit të palës kosovare për krime lufte, është ndër më flagrantet dhe më të shëmtuarat. Shpikja e klinikave të transplanteve të organeve nëpër malet e shkreta të Matit ka qenë dhe mbetet apogjeja e kompleksimit të Perëndimit nga ajo çka bëri me duart e tij në vitin 1999, por edhe në trysninë e përhershme ruso-serbe për të pasur “më shumë balancë kriminelësh” në lidhje me atë luftë. Qëllimi i qartë: Serbia nuk ka qenë aq e keqe sa dukej, shqiptarët nuk kanë qenë aq viktima sa dukeshin! Një makijazh historik i ulët në kohë paqeje!

Vdekja e Sllobodan Millosheviçit në Hagë dhe dërgimi atje më pas i shumë prej kasapëve serbë të kohës së shpërbërjes së Jugosllavisë, ka zgjuar me kalimin e kohës nevojën e brendshme tek vendet e Perëndimit, për një lloj “ekuilibri qelish”, mes shqiptarësh e serbësh. Hashim Thaçi ka rënë, pas Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt, në kurthin e kësaj taktike shpërndarjeje të fajit, e cila në kohë negociatash mes Serbisë e Kosovës, bëhet në mënyrë të kuptueshme, edhe më e fortë e konkrete.

Presidenti i Kosovës e ka ndjerë me kohë këtë risk pas shpinës. Vullneti i tij për të ndërmarrë në mënyrë të ethshme një rol protagonisti në marrëveshjen mes palën serbe, duke u kacafytur me ekzekutivin e parlamentin kosovar në lidhje me rolin drejtues në proces, ishte veç të tjerash edhe pasqyra e nevojës së Hashim Thaçit për të siguruar imunitet afatgjatë për të ardhmen e tij politike e personale. Kush të guxonte të hetonte firmatarin e paqes së madhe me Serbinë?!

Por ja që jo gjithmonë ata që bëjnë luftën, bëjnë edhe paqen. Ka vlejtur dikur ky parim për figura si Arafati apo të tjerë në pjesë të ndryshme të botës, por në Evropë është e vështirë t’i jetosh në paqe të dyja gjendjet. Lidershipi politik në këtë kontinent është rregullisht i goditur nga rreziqet e hetimeve, akuzave dhe selektimit të ashpër në bazë të standarteve ligjore e politike strikte. Dhe problemi i Thaçit është se do ta ketë të vështirë të shpjegohet në këtë terren të paqëndrueshëm, ku ndërthuren rigoroziteti shpesh i verbër i drejtësisë evropiane, me lojrat e pista diplomatike të nënujshme, që nisin në Moskë, Beograd, kalojnë nëpër Berlin, Paris e Londër, e përfundojnë në Uashington. Prej kohësh dialogu Serbi-Kosovë është njëkohësisht edhe një konflikt i hapur mes evropianëve e amerikanëve. Risku që kjo përplasje të kishte kosto si kjo e Thaçit, është krejt i pritshëm dhe real.

Marrëveshja Serbi-Kosovë tregoi edhe një herë se pala kosovare ka nevojë urgjente për një lidership të pakapur nga litarët e kalbur të së shkuarës. Sepse edhe sikur presidenti i Kosovës të marrë, siç ka gjasa, pafajësinë ndaj akuzave që i bëhen sot, ai mbetet i paragjykuar në planin ndërkombëtar përballë një pale që nuk pushon se punuari, publikisht dhe pas perdeve, kundër tij dhe kryesisht të shkuarës së tij.

Kosovës i duhet një imazh solid e bashkuar në tryezën me Vuçiçin, për të marrë maksimumin nga marrëveshja finale me Beogradin. Lojrat me shkëmbime territoresh e skema të tjera, u pa se nuk japin imunitet të pakufizuar personal, ndërkohë që liderët kryesore të vendit nevojitet t’i kenë duart e lira dhe vështrimin të kthjellët, kur të flasin me serbët. Akuzat ndaj Thaçit i kanë krijuar një problem personal jo të vogël atij vetë, por i kanë lënë në derë Kosovës një patate të nxehtë edhe më të rrezikshme, sesa halli i presidentit me Specialen. Të negociosh në kushte të tilla, do të thotë të hedhësh potencialisht hapa të kushtëzuara rrezikshëm nga rrethanat e disa orëve, por që pasojat do t’i kenë më pas me shekuj…

Next Post
“Jemi vetëm në fillim të pandemisë”/ Virologu i njohur që u prek nga COVID: Përvoja më tregoi se është më shumë se grip

"Jemi vetëm në fillim të pandemisë"/ Virologu i njohur që u prek nga COVID: Përvoja më tregoi se është më shumë se grip

Comments 3

  1. Bato says:
    6 years ago

    Pergezime z. Minxhozi, i qarte, i kthjellet dhe konstruktiv. Do jete idiotizem nga pala kosovare te vene ne tavolina dialogu. Stop, jo pa u kthjelluar ujet!

    Reply
  2. noçe says:
    6 years ago

    Sidomos jo në tryeza dialogu me përfaqësues të dobët e të paaftë. 1. Dorëheqje e presidentit dhe e kryeministrit. 2. Zgjedhje të reja. 3. KURTI në krye qeverise dhe të bisedimeve me Serbinë.

    Reply
  3. Baca says:
    6 years ago

    Pergjithesisht dakord me Minxhozin. Pra mbetet te pranojme kurthin e intrigat europiane nderkohe qe eksperimenti i tyre vazhdon. Te serbo-ruseve po e po. Cfare lojrash te neveriteshme, por mire ma e bejne kur jemi keto qe jemi e si jemi ne shqiptaret.

    Reply

Leave a Reply to Bato Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

March 15, 2026
Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In