• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mes Bashës dhe Berishës për zgjedhjet e 6 Marsit, flasin aleatët: Ja kë preferojmë për koalicion

by Java News
20/01/2022 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partitë politike kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë pa kryetarë që janë dekretuar nga presidenti Ilir Meta të mbahen në datën 6 Mars.

Partia Socialiste njoftoi sot se nuk e ka ende listën e kandidatëve, por theksoi se do të përjashtohen deputetët dhe personat që janë djegur njëherë nga ligji i dekriminalizimit duke i prerë shpresat në këtë mënyrë Valdrin Pjetrit për Shkodrën.

Në kampin tjetër, demokratët duken të përçarë. Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit kanë nisur sot të parin proces përzgjedhjeje kandidatësh për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Nga ana tjetër PD-ja zyrtare përmes nënkryetares Jorida Babaku tha sot në një deklaratë për mediat se do të ftojnë aleatët për të krijuar një front opozitar përballë maxhorancës.

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha për Abcnews.al se nuk ka ende një ftesë nga Basha dhe në momentin që do të ketë një diskutim dy palësh do të bëjë publik qëndrimin e tij. “Nuk kam marrë ftesë zyrtare nga PD. Nëse marr ftesë do të flas për qëndrimin tim”, tha ai.

Nga ana tjetër, kreu i LZHK Dashamir Shehi është i vendosur për një variant të mesëm. Shehi kërkon që të ngrihet një komision për të zgjedhur një kandidat të vetëm për çdo bashki pasi në të kundërt, thekson ai, favorizohet Rama.

“Ne si LZHK jemi që të dalim me një kandidat të përbashkët. Të ngrihet një komision për të zgjedhur një kandidat. Nëse bëhen 2-3 kandidatë ia bëjmë peshqesh Edi Ramës. Këto zgjedhje nuk duhet të kthehen në garë mes opozitës. Nëse nuk arrihet dakordësi ne nuk shkojmë me asnjërën palë”, thotë Shehi. Se si mund të konkretizohet ky proces për një kandidat të përbashkët Shehi do të flasë sonte në “Log.” në ABC në orën 21:00.

Aleati tjetër që doli në zgjedhjet e 25 prillit krah demokratëve, kreu i PAA Agron Duka tha sot për ABC se nuk ka asnjë ftesë nga Basha. Ai theksoi se ka pasur një takim me Berishën por shton se bërja e një koalicioni nuk i ndihmon bashkimit por përçarjes.

“Me Bashën nuk jemi takuar. Nuk kemi asnjë lloj ftese. Gjasat janë që nuk do ketë takim. Sepse për një javë fillojnë regjistrimet. Nga zoti Berisha kemi pasur takim Unë personalisht e kam takuar. Kemi vendosur të mbështesim një kandidaturë që na duket më e përshtatshme për një bashki të caktuar.

Kjo mund të jetë e një grupi apo edhe një grupi tjetër. Bërja e një koalicioni me Bashën tashmë nuk është se kemi ndonjë kërkesë, por me Berishën që kemi një farë kërkese nuk i ndihmon bashkimit, por i ndihmon përçarjes”, shprehet Duka./m.j

Next Post
“Kompensim i plotë banorëve” / Mazniku: Strehim edhe për ata që nuk kanë legalizim

“Kompensim i plotë banorëve” / Mazniku: Strehim edhe për ata që nuk kanë legalizim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In