• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Mërzia elektorale e Ilir Metës

by S M
07/02/2017 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ilir Meta krijoi mjaft pritshmëri tek opinioni publik, me daljen e tij të fundit në studion e Sokol Ballës një natë më parë. U besua për një moment se aty do të sqaroheshin shumë paqartësi në lidhje me koalicionin, ndërkombëtarët, reformën në drejtësi, opozitën, pozicionin ndaj Ramës apo bilancin e qeverisjes katërvjeçare, në  stilin e intervistës së ish-ministrit të tij Manjani, në të njëjtin emision televiziv. Por ajo që pamë të hënën në darkë ishte një tjetër seri e të folurit “politikisht”, me fraza të tipit “integrimi më i rëndësishëm se koalicioni”, ose “është ende herët për të bërë bilance” (katër muaj para zgjedhjeve), nga ato që Meta ka konsumuar prej vitesh në studiot televizive! Të vetmet fraza të qarta, ai i përdori kur foli për vetingun dhe prokurorin e përgjithshëm. Për Metën nuk ka veting ambasadash, por vetëm zbatim të reformës nga institucionet e shtetit shqiptar. Një mesazh ky që i drejtohej personalisht Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Dhe si për ta shvlerësuar indirekt “vetingun diplomatik”, ai u shpreh formalisht se u bë mirë që iu hoq viza amerikane kryeprokurorit Llalla.

Tema madhore e qëndrimit të LSI ndaj çeshtjes së aleancave elektorale, vazhdoi të mbetet pa përgjigje. Ndërkohë që nuk pati asnjë vështirësi për t’u shprehur javë më parë se nuk do të bënte koalicion me PD (Meta justifikohet se kjo ishte replikë ndaj qëndrimit negativ të Bashës ndaj LSI), kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shfaq i ftohtë dhe hermetik kur u pyet me insistim se cili do të jetë fati i koalicionit të majtë në 18 qershor. Formalisht ai u shpreh se është ende herët për këtë temë dhe se kjo do të vendoset në momentin e duhur.

Ilir Meta nuk është në humor këto kohë. Shumëkush e mban mend sesi ai gati sa nuk shpërtheu në 21 korrik kur u përplas me aleatët e tij socialistë. Që prej asaj kohe, ai ka nisur një fushatë të pandërprerë sulmesh ndaj Ramës, qeverisë, ministrave të saj, me akuza për hashashin, korrupsionin etj, ku ka përfshirë “në rresht për një” thuajse të gjithë deputetët dhe zyrtarët e partisë së tij. Arsyet e kësaj pakënaqësie janë të shumta. Ato burojnë jo vetëm nga produkti i 21 korrikut të shkuar, por edhe nga afrimi i PDIU në tryezën e koalicionit, qëndrimi i vendosur i Ramës në muajt e fundit (e kundërta e squllljes së dikurshme), si dhe goditja më e fundit që mori me largimin e dhunshëm të Manjanit, që u pa si një fitore e qartë politike e Edi Ramës. Si të mos mjaftonin këto, njoftimi i njëanshëm i kryeministrit se tashmë Aleanca për Shqipërinë Europiane do të ketë tre bashkëkryetarë dhe jo më vetëm dy, është diçka krejt e pakënaqshme për njeriun që ishte mësuar ta konsideronin prej një dhjetëvjeçari si faktorin që bënte dhe shbënte qeveritë në këtë vend. Pamundësia numerike për të kushtëzuar qeverinë Rama, pas afrimit të Idrizit, e acaron dukshëm Metën, pasi i heq atij mundësinë e të qenit i pazëvendësueshëm. Prej nga burojnë edhe deklaratat e mbrëmshme, se LSI s’mund të jetë shtojcë e askujt, se ajo del në opozitë nëse nuk është e nevojshme për të mbajtur në këmbë qeverinë etj.

Me këto mendime të zymta në kokë, ai vijon të insistojë për të mbajtur ende pezull formulën e aleancës së ardhshme të 18 qershorit. Një formulë e cila, nëse i besojmë deklatarës së tij se nuk do të ketë koalicion me PD, ka vetëm dy variante të mundshme: ose të dalë i vetëm në zgjedhje, ose t’i bashkohet edhe një herë trenit të së majtës. Pa harruar që ndërkohë palët në lojë do të duhet të zgjedhin presidentin e ri. Një andrallë më shumë në këtë lëmsh elektoral, ku pritet të luhet gjithashtu fort nga të gjitha anët.

Megjithatë kjo fushatë po afron me një mërzi të lëxueshme në sfond, të partisë së tretë politike të vendit. Një element që mund të provokojë në javët e ardhshme cilindo prej dy skenareve të mësipërme. Për të mos thënë që mund të rihapë teorikisht edhe të tretin, atë të një bashkimi me Bashën, të cilin sot Ilir Meta e konsideron me nota thuajse tallëse.

Katër vjet pas marrëveshjes së 1 prillit, LSI paraqitet në takimin me zgjedhjet me shumë nyje për të zgjidhur. Kur Meta nënshkruante me Ramën paktin e zgjedhjeve në Shkodër në vitin 2013, vinte në tryezë me vetëm katër mandate deputetësh, por ndjehej më i fortë sesa sot, kur ka 18 të tillë. Ky paradoks shifrash mbart brenda vetes shkakun e mërzisë elektorale të një partie që dikur ishte e përkedhelura e të gjithëve, por që sot duhet të zgjidhë një ekuacion jo të lehtë për të ardhmen e saj në spektrin politik shqiptar.

Next Post
Sa mirë bëre që vdiqe, o Dritëro!

Sa mirë bëre që vdiqe, o Dritëro!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Në 10:00 të gjithë shqiptarët para Parlamentit”, Berisha zbulon orën e protestës: Dita e përmbysjes së narkoregjimit

March 9, 2026
Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

March 9, 2026
“Epsteini” ynë

Belinda Balluku sot nuk është e mbrojtur nga Rama apo PS, por nga Erion Veliaj

March 9, 2026
Decentralizimi i qeverisjes, Agjencia e Ujërave largohet nga Kryeministria, i kalon Ministrisë së Mjedisit

Decentralizimi i qeverisjes, Agjencia e Ujërave largohet nga Kryeministria, i kalon Ministrisë së Mjedisit

March 9, 2026
Franca dërgoi një duzinë anijesh luftarake në Mesdhe! Do synohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit?

Franca dërgoi një duzinë anijesh luftarake në Mesdhe! Do synohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit?

March 9, 2026
Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve

Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve

March 9, 2026
Nxehet situata! Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

Nxehet situata! Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

March 9, 2026
Trump i pakënaqur nga zgjedhja e liderit të ri të Iranit, si do të veprojë SHBA më tej?

Trump i pakënaqur nga zgjedhja e liderit të ri të Iranit, si do të veprojë SHBA më tej?

March 9, 2026
Kushtetuesja ndalon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës/ Vendos masë të përkohshme deri në fund të muajit

Kushtetuesja ndalon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës/ Vendos masë të përkohshme deri në fund të muajit

March 9, 2026
Parshikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temperaturat

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In