• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

by A R
08/01/2025 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më e ashpër.

Këtë të martë, për afro 3 orë ish-presidenti Ilir Meta është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK në lidhje me një nga dosjet e dyshuara korruptive që rëndon ndaj tij, ajo e lobimit në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, ditën e djeshme (06 janar) Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

Për të diskutuar më shumë për zhvillimet e fundit të SPAK në politikë, në edicionin qendror të lajmeve të orës 19:00 në Vizion Plus me Aleksandër Furxhi ishte analisti Ergys Mërtiri.

Z.Mërtiri tha se Z.Berisha nuk e ka luftën me kryeministrin, por me Altin Dumanin. Sa i përket zgjedhjeve primare në PD, ai deklaron se nuk do të ketë.

Analisti shton se mosbindja e kreut të PD për t’u paraqitur në SPAK dëmtoi më shumë vetë Z.Berishën. Mërtiri tha se si Berisha, edhe Meta ka të njëjtën gjuhë përballë drejtësisë, çka i bën ata shumë qesharakë.

Intervista e plotë:

Z.Berisha nisi të paraqitet në SPAK i detyruar me urdhrin e Gjykatës Speciale. Çfarë ndryshoi nga një vit më parë me Berishën? A ke një opinion për këtë çështje?

Mërtiri: Nëse Z.Berisha do t’i ishte bindur vendimit të gjykatës, nuk do të kishte kaluar një kalvar vuajtjesh, një arrest shtëpie… ku qindra qytetarë kanë qëndruar çdo ditë duke protestuar. Kjo dëmtoi më shumë Z.Berishën sesa dikë tjetër. Edhe vajtja e Z.Berishës në SPAK me protesta, fjalime, reflekton pikërisht këtë mentalitet, përpjekjen që Z.Berisha bën për të maskuar humbjen përballë SPAK-ut, dështimin përballë institucioneve të drejtësisë. Ai përpiqet ta shesë këtë si fitore. Janë përpjekje për të mashtruar krizën dhe nënshtrimin përballë SPAK-ut, duke e shitur si superioritet. Në çdo vend normal të botës, Z.Berisha i duhet të bënte betejën ligjore, siç i takon çdo politikani serioz, por në Shqipëri nuk ndodh kjo.

Z.Berisha është angazhuar që në PD do të zhvillohen zgjedhjet primare, a duhet të presim deri në 11 mars, pra dy muaj para 11 majit, që ky proces të përfundojë?

Mërtiri: Nuk duket se do të ketë primare në PD. Shoh një rreshtim të mbështetësve të Z.Berishës në krah të tij, kundër SPAK. Një vit më parë, kur grupi i Bardhit tha se nuk jemi kundër SPAK-ut, por jemi të bashkuar në diversitet, sot shohim që koloriti ka marrë të vetën, ngjyra që njeh vetëm Berisha. Është prishur diversiteti dhe ansambli është kthyer në monolog, recitojnë të njëjtin monolog kundër SPAK-ut. Berisha po përpiqet të kapë aq vota sa i lejojnë për të pasur ekskluzivitetin e opozitës, për ta përdorur si instrument mbrojtjeje ndaj SPAK-ut. Lufta e Berishës nuk është me Ramën, por me Dumanin.

Sot Z.Meta u paraqit për të marrë në pyetje para prokurorëve të Speciales. Çfarë shënohet nga kjo ngjarje që nuk kaloi pa u vënë re nga opinioni publik?

Mërtiri: Z.Meta dhe shumë të tjerë duhet të kishin dhënë llogari me kohë për atë që kanë bërë kur kanë qenë në qeveri. Z. Meta, ashtu si dhe Z.Berisha, ndjellin të njëjtën politikë, krekosje, duke u shprehur ”unë shkoj atje të marr në pyetje prokurorët”, çka shkon deri në qesharake. Nuk është aspak serioze për persona që e kanë drejtuar këtë shtet. Serioze është fakti që ata për herë të parë po hetohen dhe po japin llogari, çka hap shpresën se në këtë vend do të vihet drejtësia.

Next Post
Shpërblim 5 mijë lekë për pensionistët për festat e fundvitit, shpërndarja nis nga 1 dhjetori

Mosha e pensionit për gratë, vjetërsia në punë rritet me katër muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma e inspektorateve, Ibrahimaj: Gjoba nuk do të jetë masa e parë, qasje lehtësuese ndaj bizneseve

Reforma e inspektorateve, Ibrahimaj: Gjoba nuk do të jetë masa e parë, qasje lehtësuese ndaj bizneseve

February 13, 2026
Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, dalin rezultatet e analizave

Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, dalin rezultatet e analizave

February 13, 2026

Plani për 2026-ën, Rama ‘aktivizon’ ministrat! Mbledhje në Kryeministri

February 13, 2026
Poza një-dy-tre… dhe populli në sfond

Poza një-dy-tre… dhe populli në sfond

February 13, 2026
Grabitja e bankës, rrëfehet autori sipërmarrës: Ua kisha punëtorëve 70 mln lekë borxh! Armën e ruaja që nga viti 1997

Grabitja e bankës, rrëfehet autori sipërmarrës: Ua kisha punëtorëve 70 mln lekë borxh! Armën e ruaja që nga viti 1997

February 13, 2026
Atentati në Rinas ndaj Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit, asnjëri me precedentë penal në Spanjë. Dyshimet e hetuesve

Atentati me dy viktima në Rinas, Prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK

February 13, 2026
Sula: Ju jap fjalën si burrë, përkushtim 24 orë! Rama: Jo më inspektime në pafundësi, hap derën e futu

Sula: Ju jap fjalën si burrë, përkushtim 24 orë! Rama: Jo më inspektime në pafundësi, hap derën e futu

February 13, 2026
“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera; Bylykbashi: Zgjedhjet janë ‘pushtuar’ nga shteti

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të vijnë dhe partitë e tjera; Bylykbashi: Zgjedhjet janë ‘pushtuar’ nga shteti

February 13, 2026
Pronari i urës loboi tek administrata përpara se Trump të sulmonte urën konkurruese drejt Kanadasë

Pronari i urës loboi tek administrata përpara se Trump të sulmonte urën konkurruese drejt Kanadasë

February 13, 2026
Vranësira dhe ftohtë, ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Si do jetë moti në fundjavë? Reshje shiu dhe rrebeshe, në zona malore edhe dëborë

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In