• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Merru me hallet që ke me drejtësinë”, Alibeaj i përgjigjet Berishës për gruan: Hakmarrje pse votova që të të hiqet imuniteti

by A R
13/01/2025 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas sulmeve të Sali Berishës ndaj bashkëjetueses gjyqtare të anëtarit të partisë “Djathtas 1912”.

Përmes një reagimi në facebook, Alibeaj theksoi se Berisha është i irrituar për shkak të qëndrimit që ai mbajti në Komisionin Parlamentar të Mandateve ku votoi për heqjen e imunitetit ndaj tij.

Ai akuzoi Berishën se përdor shpifje dhe hakmarrje personale ndaj atyre që kanë mendime të ndryshme nga ai, duke përfshirë edhe sulme ndaj familjeve të kundërshtarëve politikë.

Alibeaj e cilësoi Berishën si pengmarrës të demokratëve dhe të së djathtës shqiptare, ndërsa tha se do të votonte sërish për heqjen e imunitetit të tij.

Reagimi i plotë:

Sali Berishës nuk i del inati për faktin që në Komisionin parlamentar të Mandateve votova për heqjen e imunitetit ndaj tij. Për inatin nuk e ndihmoj dot, madje as për hakmarrjen primitive që ai përdor rëndom me të gjithë ata që i dalin kundër. Hakmarrje që nuk kursen as familjen e atyre që mendojnë ndryshe nga ai.

Kjo nuk është e re në sjelljen politike të Sali Berishës. Vetëm se hallet e tij dhe të familjes së tij me drejtësinë nuk mund të jenë hallet e çdo shqiptari. E si të tilla, nuk mund të jenë as hallet e mia dhe të familjes time. Kështu që e ftoj të mbledhë veten e të merret me hallet e veta.

Thënë ndryshe, çdo shpifje nga goja e tij është po aq pa vlerë sa të gjithë ato që ka thënë këto 30 e kusur vjet për çdo kundërshtar politik. Do të votoja në çdo rast sërish për heqjen e imunitetit të tij dhe të gjithë atyre që kanë probleme me drejtësinë. Këtë e kam qendrim parimor të palëkundur, pa patur ndonjë inat me të apo ndokënd tjetër.

Hallet që kanë familjarisht me SPAK nuk ja zgjidh dot. Komunizmin vërtet e kemi larguar më shumë se 3 dekada më parë, por mentalitetin komunist e kemi ende prezent në politikë. E për fat të keq, duke mbajtur peng demokratët dhe të djathtën në Shqipëri.

Next Post
Vapa e gushtit shtoi importet e energjisë, u shpenzuan 28 milionë euro për 210 mijë mwh

Shkupi ndërpret kontratën me Energoinvest, pezullohen punimet për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekt i madh në Bregun Perëndimor, alarmi nga Evropa: Tërhiqeni menjëherë!

Projekt i madh në Bregun Perëndimor, alarmi nga Evropa: Tërhiqeni menjëherë!

August 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Dy argumente absurde për kundërshtinë e reformës territoriale

August 23, 2026
Pas eklipsit diellor, një tjetër spektakël në qiell më 28 gusht: Hëna do të mbulohet nga hija e Tokës

Pas eklipsit diellor, një tjetër spektakël në qiell më 28 gusht: Hëna do të mbulohet nga hija e Tokës

August 23, 2026
Kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

August 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor, e Diel 23 Gusht 2026

August 23, 2026
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE/ Deklaronin sipërfaqe toke të rreme për fonde, 37 të arrestuar në Greqi

E rëndë në Greqi! Shqiptari vret me armë të dashurën 45-vjeçare dhe më pas veten

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com