• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Merrnin ryshfet 2500 euro për një shtesë”/ Zbardhen detaje nga dosja që çoi në burg zyrtarët e bashkisë Dimal

by Java News
14/02/2023 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje të tjera nga dosja që çoi në pranga 4 zyrtarë të bashkisë Dimal dhe 2 punonjës të një firme private.

Hetimet për këtë çështje kanë nisur në nëntor të vitit 2020 nga kallëzimi i një qytetari me inicialet P.B.. Në kallëzim qytetari akuzon punonjësit e Bashkisë së Dimalit se i kanë dëmtuar biznesin e ngritur në një pronë publike të cilën ai e posedonte që prej fillimit të viteve ‘90 me justifikimin se do të ndërtohej lulishte, por sipas tij pas prishjes prona i është kaluar nja qytetari tjetër.

Më tej në kallëzim thuhet se ne atë vend ka nisur të ndërtohet një objekti që sipas kallëzuesit është po ashtu privat dhe jo lulishtja që ishte njoftuar.

Punimet për lulishte nga ana e Bashkisë nuk  kanë pasur si qëllim zgjerimin e  hapësirave publike, por të favorizonin personin tjetër, me të cilin kallëzuesi pranon se ka pasur një konflikt pronësie. Pas gati 2 vitesh hetime për këtë çështje këtë të martë SPAK lëshoi 6 urdhër-arreste.

Nga hetimet e thelluara SPAK, përveç rastit të kallëzuar nga shtetasi P.B ka zbuluar edhe shumë episode të tjera të korrupsionit që kryenin zyrtarët e bashkisë Dimal. Referuar burimeve nga struktura antikorrupsion mësohet se këta shtetas akuzohen se në këmbim të shumave monetare që varionin deri në 2 mijë e 500 euro lejonin qytetarë të ndryshëm për të kryer ndërtime dhe shtesa kryesisht në zonën e Dimalit.

Në pranga kanë përfunduar ish-shefi i transporteve në bashkinë e Dimalit, Arben Gurraj, drejtor i Zyrës së Urbanistikës Altin Pali si dhe shefi i IKMT Agim Çunaj. Po kështu, në pranga kanë përfunduar edhe inxhinieri i bashkisë Arjan Demiri si dhe ekonomistët, Vajet Kushi e Valentina Jançe./m.j

Next Post
I frynte Noka me bilbil në vesh/ Gogu: Berisha, presion deputetëve të tij të dalin nga vetja! Hoxha: Debati në Kuvend mungon prej kohësh

I frynte Noka me bilbil në vesh/ Gogu: Berisha, presion deputetëve të tij të dalin nga vetja! Hoxha: Debati në Kuvend mungon prej kohësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Durrës, braktisja e 3 fëmijëve të mitur/ Zbardhet e plotë dëshmia e nënës: Kam punuar dy turne, s’kam pasur asnjë mbështetje. Me ish-bashkëshortin…

Durrës, braktisja e 3 fëmijëve të mitur/ Zbardhet e plotë dëshmia e nënës: Kam punuar dy turne, s’kam pasur asnjë mbështetje. Me ish-bashkëshortin…

January 12, 2026
“Turp, Turp! Mos recito, ku janë dëmshpërblimet?!”/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq për përmbytjet. Fermerët: Duam përgjigje

“Turp, Turp! Mos recito, ku janë dëmshpërblimet?!”/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq për përmbytjet. Fermerët: Duam përgjigje

January 12, 2026
Rama: Parku eolik i Tropojës për 12 muaj duhet të hyjë në rrjetin e prodhuesve

Rama: Parku eolik i Tropojës për 12 muaj duhet të hyjë në rrjetin e prodhuesve

January 12, 2026
FOTOT-Plagosja me armë zjarri e dy shqiptarëve në Greqi/ Detajet nga atentati, një person hyri në lokal dhe…

FOTOT-Plagosja me armë zjarri e dy shqiptarëve në Greqi/ Detajet nga atentati, një person hyri në lokal dhe…

January 12, 2026
Video/ Nënës në Durrës mund t’i hiqet kujdestaria, denoncimi i gjyshes se 3 fëmijët ishin braktisur dhe infektuar me zgjebe. E ëma: Kurth nga…

Video/ Nënës në Durrës mund t’i hiqet kujdestaria, denoncimi i gjyshes se 3 fëmijët ishin braktisur dhe infektuar me zgjebe. E ëma: Kurth nga…

January 12, 2026
Eksperti: Pse është e vështirë që regjimi në Iran të bjerë si në Siri?

Eksperti: Pse është e vështirë që regjimi në Iran të bjerë si në Siri?

January 12, 2026
“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

January 12, 2026
Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën këmbësori, arrestohet shoferi

January 12, 2026
Moti i Keq në Korçë / Problemi kryesor, rrëshqitja e dherave. Disa rrugë në fshatra të bllokuara

Moti i Keq në Korçë / Problemi kryesor, rrëshqitja e dherave. Disa rrugë në fshatra të bllokuara

January 12, 2026
Parku eolik i Tropojës, Balluku: Sektori energjitik po hyn në një fazë të re!

Parku eolik i Tropojës, Balluku: Sektori energjitik po hyn në një fazë të re!

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In