• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Merrini qetë, “kuisjet” për luftë!

by Mero Baze
19/04/2019 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Disa orë pasi opozita në Parlament shpalli grupin e saj parlamentar dhe konfirmoi përpjekjet e saj për të hyrë në zgjedhjet e qershorit, pati një shpërthim të skajshëm të retorikës së dhunës politike, që nuk ishte dëgjuar prej vitit 1997 në Shqipëri.

Monumenti i dhunës politike, Sali Berisha, u shfaq i hakërryer në ekran dhe tha se vendi po shkon drejt luftës civile. Salianji, që duket se tenton të bëjë punën e ilustratorit në atë parti, nuk e zgjati dhe qëlloi me grusht një deputet të opozitës në Parlament. Edi Paloka është duke çjerrë gjoksin se po u bën zgjedhjet më 30 qershor, ai do të iki nga politika (kjo duket shumë motivuese për bërjen e zgjedhjeve). Monika Kryemadhi po ashtu u përlesh me një grua nga salla, që tentoi t’i thoshte se “më ke lënë pa punë dhe pa asistencë.”

Ka dy arsye kur një një njeri ulëret me të madhe se është gati të vrasë dikë, duke caktuar datën dhe vendin.E para, është pafuqia. E dyta, është frika e vërtetë nga ajo që thotë.

Duke rrahur gjoksin, duke çjerrë faqet, duke ngjirur fytin dhe duke sokëllitur nëpër ekrane, se në datën 30 qershor do ketë luftë, në fakt thjesht janë duke u lutur të gjejnë një zgjidhje për 30 qershorin, pasi lufta nuk është në dorë të tyre.

Që të bësh një luftë, duhen dy palë. Duhet një armik serioz përballë teje, i përgatitur të luftojë dhe të vritet me ty. Në Shqipëri, Sali Berisha ka shpallur armik shtetin shqiptar dhe kërcënon se më 30 qershor do ta shembë atë për të marrë pushtetin.

Është një delir i një plaku frikacak, të cilit, sapo kërcet pushka e pare në këtë vend, i ndodh si në vitin 1997, që fëmijet i ikin me vaporin e parë, gruaja i fshehet nga kushërinjtë dhe vetë strehohet në errësirë, se mos e gjejnë.

Trimat e tij, sidomos tipa si Edi Paloka, që  çjerrin gjoksin për luftëtarë, kanë zakon që ikin disa ditë para se të kërcasë pushka e parë, duke marrë dhe lekët e partisë me vete.

Nuk di të them për Gaz Bardhin dhe Salianjin në këto raste, se nuk i njoh. Ata kanë qenë të vegjël kur ka pas bërë vaki ngrefosja e parë e Berishës. Di të them që lufta do bythë, po jo për t’i treguar, por për të ruajtur kokën.

E gjithë kjo retorikë lufte në fakt nuk është thirrje për luftë, por thirrje për ndihmë. Sali Berisha po i përgjërohet Edi Ramës dhe ndërkombëtarëve të mos i japin dorën opozitës parlamentare dhe të mos bashkëpunojnë me të. Sali Berisha nuk e ka problem se është jashtë Parlamentit, apo brenda tij. Ai e ka problem kur nuk është faktor.

Ajo që po i ndodh Sali Berishës është defaktorizimi.

Në vitin 1997, edhe pse i tradhtuar dhe braktisur nga gjithë “trimat” e tij, ai ishte ende faktor politik. Ishte president dhe kishte një parti të zvogëluar, por të rreshtuar pas tij.

Problemi që ai ka sot, është se po defaktorizohet dhe po zëvendësohet.

Kaq është i gjithë tërbimi i tij.

Kaq është gjithë retorika e tij e dhunës dhe paralajmërimet për luftë civile. Ai më mirë se kushdo tjetër e di se sa i rrezikuar është fizikisht dhe familjarisht, qoftë dhe nga pushka e parë në këtë vend.

E vetmja garanci e Sali Berishës dhe familjes së tij që janë gjallë akoma, është se Shqipëria është shtet stabël dhe aq sa mundet, dhe shtet ligjor. Në një anarki të mundëshme, Sali Berisha nuk ka shans as ta përjetojë luftën civile. Është i vetmi që ka vrarë dhe nuk është gjykuar, dhe i vetmi që e di mirë çdo të thotë të shpresosh se në një luftë civile, atë do ta mbrojë Gaz Bardhi.

Kështu që mos e merrni seriozisht si thirrje për luftë ulërimën e tij. Merreni si frikë nga lufta. Merreni si frikë nga defaktorizimi. Merreni mbi të gjitha si frika që ka çdo njeri ka nga fundi i jetës së tij politike dhe biologjike.

Nuk e ka pasur aq të lehtë jetën dhe s’mund ta ketë aq të qetë fundin. Mësohuni më ulërimat e tij, si me kuisjet e një qeni të mbyllur në kafaz, që pret fundin. Kaq e thjeshtë është.

Next Post
Na duhen kriminelët e vërtetë, jo ata që i duhen politikanëve hipokritë

Jo "filloni dialogun", por "regjistrohuni në zgjedhje"!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In