Bashkia e Tiranës ka vendosur që e marta të jetë ditë pa makina.
Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, njoftoi se kryeqyteti do t’i bashkohet nismës së qeverisë për të kursyer.
“E di që fëmijët mezi e presin një ditë pa makina, ndaj nesër E martë 22 Mars, si ditë pushimi zyrtar, do rikthejmë sërish harenë e ajrin e pastër në Tiranë duke ju bashkuar nismës së qeverisë shqiptare për qytetet që kursejnë naftë e tym, e lëvizin shëndetshëm”, njofton Veliaj në Twitter.
/a.r