• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Merret me bretkosa dhe mustaqe”, revoltohet Berisha: Ja pse Edi Rama nuk del në debat me mua

by A R
14/04/2025 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministri Edi Rama dhe përfaqësuesit e tij nuk dalin në debate televizive, pasi sipas tij, e kanë kuptuar se qytetarët i kanë braktisur.

Komentet Berisha i bëri gjatë një konference për mediat me gazetarët, ku tha se Rama është shkaku kryesor i të gjithë vështirësive të mëdha me të cilat përballen shqiptarët.

Berisha tha gjithashtu se Rama merret gjithë ditën me parodi, bretkosa, zhaba dhe me mustaqet e Kujtim Gjuzit, pasi sipas ish-kryeministrit, shefi i ekzekutivit nuk ka asnjë alternativë për t’i ofruar shqiptarëve në 11 maj.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edi Rama ka dy muaj që përçmon shqiptarët duke mos paraqitur para tyre asnjë alternativë, duke u përpjekur që hapësirën mediatike, komunikimi për qytetarët, në vend që të jetë për programet, ta shndërrojë në një parodi, merret me bretkosa, me zhaba, me mustaqe… i kanë mbetur shumë merak mustaqet e Gjuzit, nuk hyjmë për ta analizuar këtu, me idilin me Bravën…

Pra, a janë këto shqetësimet e qytetarëve shqiptarë? Nuk mund të jenë këto shqetësimet e qytetarëve shqiptarë. Unë mendoj se qytetarët shqiptarë kanë probleme të tjera madhore.

Po Edi Rama pse nuk hyn te këto? Edi Rama nuk hyn te këto se është shkaku i tyre.

Është shkaku kryesor i të gjithë vështirësive të mëdha me të cilat përballen shqiptarët. I largimit të tyre nga Shqipëria. I papunësisë. I rrogave të ulëta, varfërisë dhe mjerimit. I vjedhjes gjer tek ilaçet.

Unë po vija tani, sot unë kisha një takim ndër më të dhimbshmit që mbaj mend. Takova përfaqësuesit e shoqatave të personave me aftësi ndryshe.

Dhe ftoj çdo njeri të ndjekë diskutimet e tyre në FB tim sepse mediat e mëdha i censurojnë, për të kuptuar se cilat janë hallet e paimagjinueshme të këtyre njerëzve.

Se si koha jo vetëm ka ndaluar në vitin 2013, por është kthyer mbrapsht dhjetëra vite të tjera. Iu janë hequr edhe një pjesë e mirë e atij kuadri të brishtë që u vendos për trajtimin e tyre. Atyre nafta iu është zbritur 6 herë në krahasim me atë që kanë pasur.

Atyre trajtimi i personave kujdestarë iu është zbritur 5 herë shuma që paguheshin, nga 100 mijë në 20 mijë.

Atyre u vihen taksa tani, nuk kishin asnjë taksë për të ardhurat më përpara.

Ata paguajnë në mënyrë të paimagjinueshme doganat 140 përqind me të cilat blejnë gjërat më të domosdoshme jetike pas operacioneve që kanë bërë.

Nuk mund të ketë një politikë më të pamëshirë se këto.

Prandaj Edi Rama përpiqet t’i mbulojë me zhaba, hardhucë, zhapinj dhe nuk flet asnjë fjalë për hallet e qytetarëve.

Prandaj ka bllokuar studiot televizive, nuk del në debate as vet, as me përfaqësuesit e tij, duke e parë që e kanë braktisur.

Se ishte një braktisje poshtëruese ajo që i ndodhi atij.

Atij i mbetën vetëm vallja e Lubisë dhe Lubive të tjera me aksesorë që zbrisnin minimumi 1200 euro më e vogla. Por nuk është koha që të tregosh luks para të varfërve. Nuk sfidohen të varfrit me luks.

Duhet të kuptojmë këtë gjë.

Njeriu mund të ketë pasione, por po i sfidove me luks të varfrit, tregon se je shumë i pashpirt.

Edi Rama merr orën 500 mijë euro me diamante, prandaj ata vazhdojnë të hanë dardha si Rama.

Pra ishte një fushatë e denjë me atë vallen që mbyllën. Nuk janë tre hajdutë ata, janë 30.

Next Post
Aksidenti me 6 viktima, mbyllet kompania e helikopterëve

Aksidenti me 6 viktima, mbyllet kompania e helikopterëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In