• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Merre kufomën politike”/ Berisha e ‘fal’ Bashën te Kim dhe sulmon Ambasadoren e SHBA: S’ke moral të flasësh për zgjedhjet!

by Java News
08/03/2023 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha sulmoi ambasadoren amerikane Yuri Kim lidhur me takimet që zhvilloi sot me kryetarët e partive politike për zgjedhjet e 14 majit, vetëm një ditë para se KQZ të vendosë se kë do të regjistrojë në zgjedhje nën logon e PD-së, Alibeajn apo Berishën.

Sipas kryedemokratit, diplomatja nuk ka asnjë moral para shqiptarëve të flasë për zgjedhjet.

Sali Berisha: Ata që u përpoqën t’ju tradhëtojnë ju, t’ju futin thikën ju, ata kanë përfunduar dhe përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë. McGonigal përfundoi të shkatërronte opozitën si vrasës i paguar nga Edi Rama. Ja ku është Lulzim Brava i cili u mor peng nga Edi Rama me proces gjyqësor dhe pastaj thoshte se po më urdhëron në mënyrë të tmerrshme ambasadorja amerikane. Tani i them: Zonjë ja ku e ke, një kalbësirë, një kufomë politike, ja ku e ke, merre.

Kundër PD, kundër jush, kundër demokratëve u vërsul me të njëjtën egërsi si McGonigal, McGonigali me fustan Yuri Kim. Pas dy muajsh u bë e gjallë sot. I them nga këtu se nuk ke asnjë moral, asnjë të drejtë të flasësh për zgjedhjet në këtë vend. Ti je e para që shkove dhe urove Edi Ramën me urdhër të McGonigal zgjedhjet më të vjedhura, më të rrënuara, më të plaçkitura në historinë e vendit. Mos mendo ti se mund tu shesësh për moral shqiptarëve amoralitetin. Shqiptarët kanë shumë probleme, por janë inteligjentë, nuk ua hedh dot. Të duket se ua hedh por askush nuk ua hedh atyre.

Berisha akuzoi edhe njëherë Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn se janë pengje të Edi Ramës.

Berisha: Keni dëgjuar për problemet brenda PD. Tani doli e qartë çdo gjë si drita e diellit. Duke i parë veprimet e Lulzim Bravës dhe Ali Bashës i kam thënë qindra herë vetes time ku do shkonim ne dhe Shqipëria me këta njerëz? Personalisht unë jam njeri i besimit, i besoj njeriut dhe mendoj se nga besimi duhet të udhëhiqemi. Ai që shkelmon besimin, shkelmon mbi veten e tij. Edi Rama i ka kapur si skllevër dhe mendojnë se ju nuk i shihni. Në historinë politike 32-vjeçare nuk ka pasur kurrë pengje si Brava dhe Ali Basha, nuk kanë asgjë me moralin.

Deklaratat Berisha i bëri në Mallakastër, në çelje të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore, ku edhe prezantoi kandidatin e  PD për kryetar bashkie.

Berisha: A është kjo saga e një qendresëe të jashtëzakonshme që do tu bëjë krenarë ju, fëmijët tuaj, brezat që vijnë. Sot paraqesim kandidatin për kryetar bashkie të Belshit dhe Mallakastrës, zoti Resmi Shano, një bir i juaji i cili është kujdesur vite e vite dhe ka mësuar fëmijët tuaj. Përfaqëson një familje dinjitioze mallakastriote, virtytet dhe moralin e shkëlqyer mallakastriot. Vijmë këtu për të çelë fushatën elektorale të Partisë Demokratike. Resmiu ka mbështetjen totale dhe të plotë të PD dhe Sali Berishës, është kandidat i zgjedhur nga ju me votën e lirë, nuk vjen nga zyrat e askujt, por nga vullneti dhe dëshira juaj. Kandidati i Edi Ramës është kandidati i mafiozëve, bandave, krimeve dhe i vjedhjeve. Atë nuk e lidh asgjë me ju./m.j

Next Post
“Nuk do ta harroj kurrë”/ Luizi ngacmon Jorin: Pse nuk më shpëtove? Më le në nominim me ujqërit…!

“Nuk do ta harroj kurrë”/ Luizi ngacmon Jorin: Pse nuk më shpëtove? Më le në nominim me ujqërit...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

July 11, 2026
U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

July 11, 2026
Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit në Kolonjë

July 11, 2026
Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin e tij me kusht nga qelia, ish-presidenti ofron 50 mijë euro garanci

July 11, 2026
42 ditë tubim përpara Kryeministrisë, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

42 ditë tubim përpara Kryeministrisë, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

July 11, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

BIRN dhe Gjergj Erebara po udhëheqin betejën kundër turizmit

July 11, 2026
Bisedimet në Oman/ SHBA nuk merr pjesë në tryezën e negociatave me Iranin

Bisedimet në Oman/ SHBA nuk merr pjesë në tryezën e negociatave me Iranin

July 11, 2026
Fermerët pritet të përfitojnë 13.8 milione euro, Malaj: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH-së në bujqësi

Fermerët pritet të përfitojnë 13.8 milione euro, Malaj: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH-së në bujqësi

July 11, 2026
Mafia e futbollit argjentinas, paralajmërohet dosja që do të trondisë botën

Mafia e futbollit argjentinas, paralajmërohet dosja që do të trondisë botën

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In