• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Merr zgjidhje problemi i ujërave të zeza për 5 mijë banorët e rrugës ‘Mihal Grameno’, Veliaj: Kurseni ujin e pijshëm

by Java News
22/05/2017 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Furnizimi me ujë të pijshëm për pesë mijë banorët e zonës pranë “Shkollës së Baletit” nuk do të ketë më probleme falë rrjetit të ri të kanalizimeve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet dhe theksoi se përmes këtij investimi merr zgjidhje problemi i ujërave të bardha dhe të zeza në një zonë ku nuk ishte ndërhyrë prej 50 vitesh.

“Rikthehemi në rrugën ‘Mihal Grameno’ pas 50 vitesh; një rrugë e cila ishte planifikuar vetëm për disa qindra banorë. Kurse, sot ky është një investim që katërfishon kapacitetet për ujërat e zeza, ujërat e bardha dhe krejt papritur rruga ‘Mihal Grameno’, nga një rrugë e cila ishte një përrua, sot sistemohet dhe është një tjetër rrugë që u shpëton përmbytjeve dhe që i rikthehet urbanizimi dhe infrastruktura e nevojshme për ujin e pijshëm”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku garantoi qytetarët se Bashkia e Tiranës do të jetë e pranishme me investimet e saj për përmirësimin e infrastrukturës, pavarësisht periudhës së fushatës zgjedhore apo stinës së verës. Veliaj renditi një sërë investimesh që janë ndërmarrë në Njësinë nr. 2, të cilat janë drejt përfundimit.

“Do të jemi në terren gjatë gjithë këtij muaji, edhe gjatë fushatës, edhe pas fushatës, edhe gjatë pushimeve, edhe kur të fillojë shkolla. Këtu po përfundojmë edhe disa projekte të tjera, po asfaltojmë në Sauk, një tjetër zonë që është rritur. Po bëjmë gjithashtu një investim mbrapa Ambasadës Amerikane, ndaj i kërkoj stafit të Bashkisë që pavarësisht se politika, partitë do kenë aktivitetet e tyre, të jemi të fokusuar tek puna, duke besuar që puna e përditshme është edhe fushata më e mirë në qytetin e Tiranës”, theksoi ai.

Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në shfrytëzimin e ujit të pijshëm, ndërsa i ftoi që në rast të problemeve, të drejtohen pranë zyrave të reja të UKT-së./a.ç

Next Post
Pse po mungon transparenca, reforma zgjedhore dhe platformat politike në Kosovë?!

Pse po mungon transparenca, reforma zgjedhore dhe platformat politike në Kosovë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

“Ka treguar papjekuri”, avokati për çështjen “Hyseni”: Të hetohet në SPAK për shpërdorim detyre

September 24, 2026

Tranzicioni energjetik, 15 mijë vende të reja pune?

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com