• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Merr zgjidhje problemi i ish-të përndjekurve që punuan në miniera

by Java News
28/03/2018 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Vetëm një muaj pasi ish-të përndjekurit që kanë punuar në miniera thirrën në interpelancë Ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, merr zgjidhje problemi i tyre. Ditën e sotme, në Mbledhjen e Qeverisë, u miratua projektligji që do të bëjë të mundur njohjen e kohës së punës në miniera për efekt pensioni.
Mbi bazën e këtij vendimi, të gjithë ata që gjatë kohës së burgimit kanë kryer punë të rëndë në nëntokë, do të shpërblehen për kohën e punës njësoj si paga e minatorëve. Një vendim i tillë do të ketë një efekt të menjëhershëm, në përmirësimin e pensioneve të kësaj kategorie. Njëkohësisht, projektligji i miratuar ditën e sotme i jep kësaj kategorie një tjetër të drejtë, pasi koha e shpenzuar në minierë njihet sa dyfishi i kohës së qëndrimit në burgje. Një vendim i tillë do të sjellë gjithashtu efekte mbi dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve për kohën e burgimit të padrejtë në periudhën e komunizmit.
E thënë ndryshe, nëse një person ka kryer pesë vite punë në minierë gjatë burgimit, ai do të dëmshpërblehet jo më për pesë, por për dhjetë vite burgim. Për personat që nuk janë në jetë, përfitues do të jenë trashëgimtarët e tyre ligjorë. Projektligji do të fitojë efekt të plotë brenda disa javësh, pas miratimit të tij në Kuvend.
Me këtë akt, shteti shqiptar vendos në vend një padrejtësi thuajse 25-vjeçare, periudhë gjatë të cilës ish-të përndjekurit e minierave janë trajtuar njësoj si bashkëvuajtësit e tyre në burgjet e tjera të vendit, ku nuk ka nuk ka qenë e përfshirë puna e detyruar. Thirrja në interpelancë e ministrit Ahmetaj, më parë gjatë muajit shkurt, u mundësua falë Portalit të Bashkëqeverisjes, në “shqipëriaqëduam.al”.
Falë kësaj risie, të përuruar në fillim të mandatit të dytë të qeverisë, me grumbullimin e 100 firmave, çdo kategori apo shtesë e popullsisë që shqetësohet nga një problem i caktuar, mund të thërrasë në interpelancë vetë kryeministrin ose cilindo ministër apo drejtor të lartë që mund t’i japë zgjidhje shqetësimit të tyre.
a.ç
Next Post
Shpërthim në Portin e Livornos, raportohet për disa të plagosur

Shpërthim në Portin e Livornos, raportohet për disa të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In