Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë bërë sot prindër për herë të parë.
Çifti kanë pritur djalin e tyre, të cilin e kanë quajtur Noah.
Në një foto të postuar në Instagram, Alfio më i lumtur se kurrë, i ka kushtuar disa fjalë të voglit të tij.
“Sot mësova përfundimisht çfarë do të thotë të duash dhe të të duan, sot mësova përfundimisht çfarë është dashuria. Sot jeta ime ndryshoi si kurrë më parë, sot erdhi tek ne NOAH dhe babi Alfio dhe mami Fatma janë njerëzit më të lumtur në botë dhe e duan shumë shumë shumë”, shkruan ai. /e.s/