• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Merr fund pritja, Albani dhe Miriami bëhen me djalë, zbulojnë emrin e veçantë

by Java News
14/01/2020 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Merr fund pritja për këngëtaren Miriam Cani, e cila ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, duke u bërë me djalë.

Si Miriami edhe Albani kanë publikuar një fotografi ku shihet dora dhe një pjesë e fytyrës së bebit.

Çifti i ka vendosur emrin Duam djalit, ndërkohë që e kanë zbuluar këtë me anë të një postimi emocionues.

“Mirë se erdhe në jetë Duam. Ne do të duam deri sa frymë më të mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin e si e duan yjet qiellin. Gjithmonë më shumë se dje e më pak se nesër. Ndoshta nuk të falim dot një kurorë por ti do jesh përjetësisht Princi jonë Duam. Do bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që ti të rritesh me shëndet, që ti të rritesh me dinjitet. Të përqafosh të mirën dhe të luftosh padrejtësitë. Të jesh tolerant, i duruar por i guximshëm dhe i vendosur kur duhet. Të dish nga ke ardhur dhe ku do të shkosh. Të jesh vetvetja dhe gjithmonë krenar për veten. Të duash e të të duan.

Është detyrim moral ndaj jush që na keni dhuruar dashuri e keni qenë pjesë e gëzimeve dhe hidhërimeve tona të ndajmë arsyen pse zgjodhëm këtë emër edhe pse mund ta imagjinoni.

Duam (përveç se një fjalë e ëmbël, e pastër dhe kuptimplotë shqipe) vjen nga emri i këngës me të cilën në kurorëzuam martesën tonë para pak muajsh, ditë e cila përkon me momentin e paharrueshëm kur zbuluam që Duam-i kishte nisur rrugën e tij për të ardhur në jetë. Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kënduar çdo ditë atë këngë ndaj e kemi ndjerë gjithmonë shumë edhe si këngën e tij. DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tanë si prindër janë aty në mes si një shtyllë ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund të mbështeten gjithmonë. Mirë se vjen në familje biri jonë. Të DUAM”, shkruan çifti.

Pranverën që lamë pas çifti i këngëtarëve Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, u martuan në një ceremoni private në Maldive, të shoqëruar vetëm nga vajza e tyre.

g.kosovari

Next Post
Vetëvendosje i bën LDK-së ofertë të re për koalicionin qeverisës

Vetëvendosje i bën LDK-së ofertë të re për koalicionin qeverisës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In