• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Merr fund paqja në PD/ Grupi i Berishës drejt rrëzimit të platformës së Alibeajt, jepen sinjalet e para

by Java News
15/04/2022 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbështetësit e Berishës në PD duket se janë duke shkuar drejt vendimit për të mos e pranuar platformën e bashkimit të propozuar fillimisht nga deputeti Lefter Gështenja dhe më pas nga vetë kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj.

Fillimisht ishte Berisha në drekë që tha se Alibeaj nuk ka tagrin të propozojë asgjë në lidhje me bashkimin e PD-së, ndërsa sëfundmi ka reaguar edhe Luçiano Boçi duke goditur kështu kreun e grupit, por edhe rivalin e tij lokal, Leftër Gështenjën.

Çfarë përmban platforma:

1.Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes dhe arrogancës mes demokratëve dhe i bën thirrje secilit anëtar të Partisë të reflektojë dhe të heq dorë nga cdo pozicionim i deritanishëm përçarës mes demokratëve.

2.Anëtarët e Grupit Parlamentar të përjashtuar apo pezulluar nga grupi me vendim të Këshillit Kombëtar të datës 12 janar 2022, rikthehen në grup, si anëtar me të drejta të plota.

3.Anullohet çdo proces i njënashëm riorganizimi apo ngritje të strukturave lokale të partisë, apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë, duke e shtyrë në një kohë të përshtatshme që përcaktohet në përputhje me rregullat e caktuara në këtë dokument.

4.Grupi Parlamentar ngre një grupi pune të përbashkët për hartimin dhe ndjekjen e zbatimit të planit të detajuar për realizimin e bashkimit të partisë (nga baza në qendër). Grupi i Punës propozon rregullat dhe kalendarin e procesit, si dhe planin e detajuar të riorganizimit të strukturave të partisë nga poshtë-lart, të cilat miratohen në një mbledhje të posaçme të Grupit Parlamentar.

5.Grupi i Punës i ngritur nga Grupi Parlamentar përcakton strukturat zbatuese të këtij plani ribashkimi. Zbatimi i këtij plani administrohet tërësisht në qendër nga GPPD, kurse në nivel dege dhe ne nivel grupseksioni, realizohet nga grupe pune të përbashkëta të monitoruara nga GPPD. Detyrat e secilit grup, në nivel dege apo grupseksioni, realizohen sipas këtyre hapave konsekutivë:

Hapi 1: Certifikimi i anëtarsisë aktuale, dhe paralelisht me këtë të realizohet hapja dhe pasurimi i anëtarësisë me përfaqësues nga cdo shtresë e shoqërisë që ideologjikisht janë afër vlerave dhe programit të PD. Të përcaktohen kritere dhe procedurë e qartë e identifikimit dhe anëtarësimit.

Hapi 2: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege. Grupi i punës të shërbejë si filtër i kandidaturave për secilin nivel. Në raste mosmarrëveshjesh, cështja zgjidhet nga GPPD.

Hapi 3: Më pas zhvillohet procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë. Marrja e propozimeve për kryetar të PDSH, percaktimi i kritereve të kandidimit dhe filtrimi i kandidaturave të bëhet nga grupi  parlamentar me votë të fshehtë. Të drejtën për të kandiduar e ka cdo demokrat që plotëson kriteret e përcaktuara.

6. Grupi Parlamentar ngre grupe pune për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Boçi shkruan:

Platformat individuale që nuk kanë miratimin e Kryesisë së Grupit Parlamentar e të vetë Grupit Parlamentar edhe sikur të pikuara nga qielli të jenë, sjellin vetëm dasi e përçarje.

Integriteti i Grupit Parlamentar, i dëshmuar në mbledhjen e tij, nuk mund të shpërdorohet e të keqpërdoret duke hedhur si konsum mediatik e publik, në formën e konspekteve, ato mendime të shkëputura që i shkojnë për shtat vetëm hartuesve të platformës.

Bashkimi është një proces politik nëpërmjet votës së lirë që ka nisur e po vazhdon e do të jetë gjithëpërfshirës.

Respektimi i tij është akt bashkimi.

Bashkimi nuk mund të bëhet as me platforma individuale e as me konspekte e nënvizime fjalësh pa kontekst, të shitura si kolegjiale, pa kaluar në asnjë vendimmarrje. /m.j

Next Post
Rusia në ‘prag të marrjes’ së Mariupol, pse lufta mund të zgjasë deri në fund të vitit?

Rusia në ‘prag të marrjes’ së Mariupol, pse lufta mund të zgjasë deri në fund të vitit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krujë/ Mbante pa leje pistoletë me municion, arrestohet 61-vjeçari i dënuar më parë

Krujë/ Mbante pa leje pistoletë me municion, arrestohet 61-vjeçari i dënuar më parë

August 27, 2026
Tragjedi në Vlorë! 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës, dyshimet e para

Kush është personi që plagosi rëndë administratorin e pallatit në Tiranë, sherri nisi për…

August 27, 2026

Më mirë Besa me AI apo Kushtetuta me referendum?

August 27, 2026
Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, Shqipëria kryeson rajonin në regjistrime

Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, Shqipëria kryeson rajonin në regjistrime

August 27, 2026
“Do ndiqet çdo hall i qytetarit”- Rama pas takimit në Pogradec: Optimist për suksesin në vitin e dytë të mandatit! Inteligjenca Artificiale do ndihmojë

Rama mbledh qeverinë, nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

August 27, 2026
Sherr mes të rinjve në Korçë, 14-vjeçari mbërrin me fraktura të rënda në kokë, pritet dërgimi në Tiranë

Sherr për linjën e ujit të pijshëm, plagoset rëndë administratori i pallatit në Kombinat

August 27, 2026
28 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Vëmendja në Qarkun e Dibrës

28 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Vëmendja në Qarkun e Dibrës

August 27, 2026
Xi Jinping takohet me Trump më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti kinez nuk do flasë në Asamblenë e OKB-së!

Xi Jinping drejt Uashingtonit, Kina kërkon forcimin e kontakteve me SHBA-të

August 27, 2026
Detaje të reja nga arrestimi i Ergys Agasit / Ja çfarë u gjet në makinën. FOTO nga operacioni

Detaje të reja nga arrestimi i Ergys Agasit / Ja çfarë u gjet në makinën. FOTO nga operacioni

August 27, 2026
Adresa në Tiranë

Adresa në Tiranë

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com