Stresi është një nga këngëtarët më të njohur dhe më të suksesshmë në vendin tonë. Arkimed Lushaj është gjithnjë në qendër të vëmendjes për shkak të jetës aktive që bën, përfshirë atë profesionale dhe private.
Duke qenë se Kejsi jetonte në Kanada e Stresi në Shqipëri, largësia bëri të vetën. Ata tashmë janë ndarë përfundimisht. Reperi vijon jetën e tij në Tiranë.
Vetëm pak kohë më parë ai ka festuar ditëlindjen e tij, që duhet thënë ishte një festë gjigante. Mes shumë të ftuarve, ajo që ra në sy ishte vajza bionde, e cila shfaqej non stop në krah të këngëtarit.
Bëhet fjalë për Atalanta Kërçyku, biondja seksi, e cila mban disa kurora miss-i dhe vitin e fundit përfaqësoi vendin tonë në “Miss World”. Atalanta prej vitesh është shfaqur në ekranet shqiptare dhe aktualisht është pjesë e formatit “She’s on top”.











