• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Merr fund faturimi aforfe në Fier, qyteti me rrjet të ri 20 kv

by A R
31/05/2016 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga kjo javë të gjithë konsumatorët e qytetit të Fierit janë të pajisur me matësa të energjisë ndërsa OSHEE i ka dhënë fund faturimit aforfe. Ministri i Energjisë dhe Industrisë z.Damian Gjiknuri, shoqëruar nga administratori i OSHEE-së Adrian Çela inauguruan përmbylljen e fazës së parë të investimeve për ndërtimin e rrjetit të ri 20 kv në më shumë se gjysmën e qytetit duke ndikuar në përmirësimin e cilësisë së furnizimit për 20 mijë abonentë ose 100 mijë banorë.

Ministri Gjiknuri dhe administratori i OSHEE u ndalën edhe në një prej shtëpive private në të cilat janë montuar sëfundi aparatët e rinj matës. Kryefamiljari u shpreh se me investimet e përfunduara ka ndryshuar shumë cilësia e furnizimit me energji.

Ministri Gjiknuri deklaroi se reforma në sektorin energjetik po jep rezultat, jo vetëm që ka shpëtuar para të vlefshme nga Buxheti i Shtetit por po i kthehen këto para qytetarëve në investime. “Ky investim do të bëjë që cilësia e energjisë të jetë rritur, qytetarët janë pajisur me matësa e nuk do të ketë faturim aforfe. Këto do të bëjnë të mundur që të konsolidohet rrjeti energjetik shqiptar por mbi të gjitha të ketë stabilitet në tarifat e energjisë madje duke parë dhe mundësitë se si mund të lehtësohen ato gjithmonë e më shumë sidomos për ta bërë biznesin shqiptar kompetitiv dhe për të konsideruar më shumë qëndrueshmërine e sektorit energjetik”, insistoi ministri Gjiknuri.

Sipas tij, reforma është e suksesshme por qeveria nuk është e kënaqur me kaq pasi ka akoma shumë për tu bërë. “Natyrshëm para qeverisë shqiptare dalin sfida të mëdha përsa i takon  reformimit të sektorit elektroenergjetik sidomos hapja e tregut te liberalizimit”, theksoi Gjiknuri.

“Ky investim ka një vlerë prej 370 milion lekë të reja. Janë rehabilituar 38 kabina dhe ndërtuar 11 të reja. Janë shtruar rreth 30 km linjë 20 kv. Deri tani funksiononte sistemi i vjetër 6 kv që ishte prej 40 vitesh. Me këtë investim evitohen maksimalisht defektet dhe koha e riparimit të tyre”, u shpreh kreu i OSHEE-së, Çela.

Sipas tij, që nga muaji i ardhshëm do të fillojë dhe faza e dytë e investimit mbi 400 milion lekë të reja dhe brenda Tetorit jo vetëm qyteti por bashkë me rrethinat do jenë me rrjet të ri 20 kv.

Çela tha në qytet ka përfunduar instalimi i matësave dhe nga muaji i ardhshëm, në drejtorinë rajonale Fier që përfshin, Fier, Ballsh, Patos dhe zonat rurale nuk do lëshohen fatura aforfe.

“Nuk bëhet fjalë për Fierin por në disa qytete tjera kemi vështirësi për vendosjen e matësave. Ka edhe familje që po bëhen pengesë pasi nuk pranojnë punonjësit të shkojnë të bëjnë vendosjen e matësave. E kanë të kotë, brenda Qershorit do montohen matësat. Sanksionet me të cilat ato do të përballen nga data 1 Korrik me përfundimin e aksionit për vendosjen e matësave do të jenë shumë herë më të mëdha, sanksione penale dhe financiare. Kush nuk do të pranojë montimin e matësit do ti ndërpritet furnizimi me energji elektrike”, u shpreh Çela./a.m.

Next Post

Ultimatumi i Ambasadës së SHBA: Tani është koha që 'drejtësia' të miratohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com