• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Merr fund ëndrra, Partizanit nuk i mjafton një gol

by A R
01/08/2019 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partizani është eliminuar nga Europa League në turin e dytë kualifikues, pas një ndeshje të luajtur me emocion, raste, por sidomos shpresë, kur Jasir Asani do të dërgonte topin në rrjetë në pjesën e parë në stadiumin “Sheriff” të Tiraspolit, pas një pasimit perfekt të Solomon.

Trajneri Lerda kishte ndryshuar gjithçka, duke i besuar Trashit titullar, por edhe afrimit të ri të verës, mbrojtësit Boldor, pa harruar Asanin të rikthyer nga minuta e parë.

Pikërisht goli i Asanit dhe shtylla e Latifit për Sheriff bënë që të besohej te mrekullia, të shtyrë edhe nga tifozeria e Partizanit e pranishme në stadium, edhe pse jo të shumtë në numër. Plot 1400 kilometra për të shkuar dhe po aq në kthim për “Ultras Guerrils”, që brohoritën për 94 minuta dhe i dhanë zemër ekipit të tyre.

Në pjesën e dytë, Partizani pati momente të mira për të gjetur edhe golin e dytë, por ishte një pritje e jashtëzakonshme e portierit të Sheriff që mohoi golin e Cordeiros, ndërsa në anën tjetër u zbatua ligji i pashkruar, “po nuk shënove, do ta pësosh!”.

Në një goditje dënimi, moldavët gjetën golin. Fillimisht arbitri anuloi për pozicion jashtë loje, por pasi u konsultua me virojtësit akordoi rrjetën dhe barazimin. Sheriffi iu afrua golit edhe dy herë të tjera, duke goditur shtyllën sërish, ndërsa edhe Partizani pati dy momente të mira, por goli i fitores dhe kualifikimit nuk erdhi.

Next Post
U futen ilegalisht në Shqipëri, kapen 6 emigrantë në Kapshticë

Nga Iraku drejt Bashkimit Evropian, kapen 20 klandestinë në Gjirokastër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com