• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Merr fund ankthi, zbret nga vinçi 25-vjeçari që kërcënonte me vetëvrasje

by Java News
18/10/2016 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

UPDATE/ Për rreth 3 orë, një 25-vjeçar kërcënonte me vetëvrasje nga lartësia e një vinçi në kantierin ku po ndërtohet stadiumi i ri kombëtar në Tiranë. Pas negociatave të vazhdueshme nga ana e punonjësve të policisë dhe të njhurve të 25-vjeçarit nga Vlora, më në fund i riu u bind të zbriste duke u shmangur kështu tragjedia. I riu deklaronte se është jetim, dhe kërkonte ndihmë nga shteti që sipas 25-vjeçarit e ka hedhur në rrugë.

******

Prej dy orësh, një 25-vjeçar nga Vlora kërcënon se do të hidhet nga lartësia e vinçit në kantierin e ndërtimit pranë ish-stadiumit “Qemal Stafa”. Pas negociatave i riu nisi të zbriste, por duket se ndërroi mendje dhe u ngjit sërish në lartësi. Negociatorët e policisë vijojnë bisedat në tentativë për ta bindur të zbresë.

****

Një person në gjendje të rënduar psikologjike ka hipur në vinçin në ish-stadiumin ‘Qemal Stafa’ duke kërcënuar se do të hidhet nga lartësia. Bëhet fjalë për një të ri jetim, i cili është identifikuar si Erion Selimaj, 25 vjeçar nga Picari i Vlorës.capture

Ai shprehet se jam jetim dhe se shteti më ka lënë pa shtëpi. “Jam jetim. Shtëpi më ka lënë rrugëve, pa asnjë ndihmë, prandaj do të hidhem nga vinçi“.

Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po tenton që të bindë personin që kërcënon me hedhje nga vinçi që të zbresë.capture1

Historia e te riut vlonjat: Babai i semure mendor, nena e ka braktisur

“Quhem Erion Selimaj, jam 25 vjec nga Picari i Vlores. Babai im eshte i semure mendor dhe mamaja me ka braktisur qe kur kam qene 1 vjec. Une jam rritur ne befotrof e me pas ne shtepine e femijes.

Kur mbusha 14 vjec u futa ne shkollen tregtare dhe jetoja te konvikti, por nuk e mbarova dot shkollen sepse nuk kisha rroba me cfare te shkoja dhe nuk doja te me tallnin. Kam jetuar rrugeve dhe kam perfunduar disa here ne qeli, here kot e here sepse me eshte dashur te vjedh qe te nxjerr jetesen.

Vendosa te heq dore nga rruga dhe i kerkova ndihme shtetit nepermjet medias. Atehere na u mundesua qe te jetonim bashke ne konviktin e industriales ne Vlore. Ushqimin e marrim falas ne konvikt, dy feta buke dhe nje garuzhde gjelle cdo vakt. Nuk ngopemi por mbajme fryme gjalle.

Ndonjehere shkoj dhe punoj me kusherinjte me hekura por nuk mundem sepse caloj nga kemba sepse kur kam lindur kemben e djathte e kam patur 4cm me te shkurter se te majten. Une marr nje asistence 2500 leke si i papune nga Bashkia.

Dje Drejtoresha e konviktit me tha qe me ca do te mbyllet dhe se deri ne fund te muajit do me binte ajo ushqime nga shtepia por me pas une duhet te gjej forma te ushqehem. Ku ti gjej une format qe te ushqehem? Nuk dua ti rikthehem rruges.

1 here kam tentuar te vras veten me fotoksine dhe me shpetuan ne spital me uje te ngrohte. As kete nuk dua ta bej prape. Dua te jetoj dhe sdua te jetoj ne burg. Jam i frikesuar sepse dje me kane provokuar disa polica dhe mendoj se ma bejne enkas ngaqe kam kundershtuar deejtoreshen. Kerkoj ndihme por sdi ku te perplasem.

Kryetari ne Vlore sme pret, ata tallen me mua. Sot e kisha ndare mendjen te hipja maje nje vinci dhe te rri aty per te kerkuar nje fare te drejte ndaj erdha ne Tirane. Nuk e di se si do veje halli im. Dua ndihme nga shteti.”

ma.me

Next Post
Përfitimet e ushqimeve me ngjyrë të gjelbër

Përfitimet e ushqimeve me ngjyrë të gjelbër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Çfarë pret Adriatik Lapaj?

February 23, 2026
4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

February 23, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Fati i drejtuesve të UÇK, Basha: Rama tërhoqi vëmendjen e Trump. Aty nuk po jepet drejtësi, po përbaltet lufta e mbuluar me gjak

February 23, 2026
Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In