Një makinë në Tiranë, është përfshirë nga flakët teksa ka qenë në ecje e sipër.
Rreth orës 08:45, në rrugën “Peti”, pranë kopshtit Zoologjik, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorit ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtues A.T., ku ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari