Një kabinë elektrike, në hyrjen e një pallati është përfshirë nga flakët në Fier. Burimet për A2 CNN, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen 11 janari, duke alarmuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar zjarrfikësit.
Ndërhyrja e këtyre të fundit ka bërë të mundur fikjen e flakëve. Ndërkohë dyshimet e para në lidhje me këtë janë për shkak të mbingarkesës në rrjet.