• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Merr dënim gazeta zvicerane që pati racizëm ndaj kosovarëve

by Java News
13/04/2017 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Federale e ka vërtetuar dënimin e Gjykatës së Lartë të Bernës, sipas të cilit teksti i pllakatit të publikuar nga SVP “Kosovarët therin zviceranin” ka përmbajtje raciste.

Sipas Gjykatës Federale, që është instanca më e lartë e drejtësisë në vend, tekstin në fjalë paraqet pjesëtarët e etnisë kosovare si të dhunshëm dhe ua nënçmon dinjitetin.

Me këtë veprim, gjykata në fjalë ka dhënë përgjigjen përfundimtare lidhur me ankesën e dy krerëve të SVP/UDC-së Martin Baltisser dhe Silvia Bär ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Bernës, e cila i kishte dënuar ata për tekstin e pllakatit “Kosovarët therin zviceranin”.

Me vërtetimin e dënimit nga kjo instancë e lartë ndodh për herë parë në histori që Gjykata Federale të vendosë për të shpallur ose jo si raciste një fushatë politike.

Ajo në verdiktin e saj ka vlerësuar përmbajtjen në fjalë dhe rrjedhimisht edhe fushatën e SVP-së të udhëhequr mbi atë tekst, si raciste. Siç dihet, teksti i pllakatit “Kosovarët therin zviceranin” kishte shërbyer si slogan për referendumin e udhëhequr nga SVP për dëbimin e të huajve me dosje krimi dhe kjo e bënte atë tekst më të kontestueshëm, shkruan albinfo.ch. Referendumi ishte fituar!

Gjykata e Lartë e Kantonit të Bernës e i kishte dënuar dy krerë të SVP-së me dënime me gjobë, duke e shpallur tekstin, diskriminues ndaj kosovarëve, shkruan derbund.ch. Por, dy të dënuarit, Baltiser dhe Bär nuk janë pajtuar me vendimi, duke bërë ankesë në Gjykatën Federale, që është shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër. Kjo e fundit do të zhvillojë sot një seancë publike për të gjykuar lidhur me tekstin e kontestua. Lëndë e procesit të sotshëm është: a mund të konsiderohet afishja në fjalë si tekst me përmbajtje diskriminimi në bazë race.

Për Gjykatën e Lartë të Bernës çdo gjë është e qartë: afishja si e tërë e identifikon etninë kosovare si të barabartë me ushtruesit e dhunës, me ç`rast është bërë një reduktim i padenjë për dinjitetin njerëzor dhe shprehje me përmbajtje raciste diskriminuese.

Ndërsa sipas Baltisser dhe Bär në afishe vetëm është shkruar për aktin e dhunës që kishte ndodhur në Interlaken në gusht 2011. Dhe, sipas tyre, është e qartë se me këtë rast nuk është menduar për kosovarët si tërësi. Siç dihet tashmë, një shtetas i Kosovës i shoqëruar nga një tjetër person, pas një zënke kishte therur me thikë një mundës zviceran, funksionar lokal i SVP-së.

Duhet përmendur se procesi mbi këtë pllakat është zvarritur shumë dhe në një moment, Prokuroria e Bernës e kishte pezulluar procedurën. Vetëm pas padisë private që patën bërë dy kosovarë ndaj saj, në dhjetor të vitit 2015 ajo kishte ushtruar megjithatë padi kundër Baltisser dhe Bär dhe Gjykata Federale kishte detyruar Gjykatën e Lartë të Bernës që të riniste procedurën, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Ndryshon krejtësisht Barcelona

Ndryshon krejtësisht Barcelona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

April 4, 2026
Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

April 4, 2026
Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

April 4, 2026
Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

April 4, 2026
Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

April 4, 2026
Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

April 4, 2026
Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

April 4, 2026
FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

April 4, 2026
Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In