• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Merr 850 mijë euro nga Belgjika, i konfiskohen me dyshimin për prostitucion

by Java News
09/04/2016 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur konfiskimin e 850 mijë eurove në llogarinë bankare të shtetases Rovena Kalemi, e cila nuk ka arritur të justifikojë burimin e ligjshëm të parave. Gjatë hetimit të kësaj çështje, u ndërthurën elementë të mashtrimit, lëvizje të shpeshta të shumave të konsiderueshme ndërmjet transaksioneve bankare në Zvicër, Luksemburg, Gjermani e Shqipëri.

Prokuroria për Krime të Rënda arriti të bindë gjykatën për konfiskimin e parave të gjendura në llogarinë e Kalemit, të cilat kanë prejardhjen nga sektori i paligjshëm i prostitucionit në Belgjikë.

Fillimisht, hetimi për këtë rast është zhvilluar nga Prokuroria e Durrësit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, në bazë të informacionit të institucioneve ligjzbatuese.

Tre persona, dy prej të cilëve shqiptarë të papunë dhe një shtetas belg, me profesion infermier, kanë qarkulluar në verën e vitit 2014 rreth 2 milionë euro në llogaritë e tyre. Sipas pretendimeve të tyre, shtetasja përfituese Rovena Kalemi kishte marrë prej mikut të saj nga Brukseli, Eric Nyssen shuma të konsiderueshme parash, me qëllim blerjen e një apartamenti të përbashkët dhe hapjen e një biznesi privat.

Kalemi dhe Nyssen ishin njohur në Belgjikë dhe kishin të vendosur të bashkëjetonin në Shqipëri. Gjithnjë sipas pretendimeve, duke qenë se fillimisht, Rovena Kalemi nuk kishte llogari bankare, ajo i ka kërkuar mikut të saj belg të dërgonte një pjesë të parave në emër të të njohurit të saj, Bledar Corraj. Këto para, shtetasi belg I justifikonte me trashëgimi nga prindërit dhe aktivitete tregtare në Belgjikë, ndërkohë që punësimi i tij zyrtar ishte infermier në një spital publik në Bruksel.

Lëvizjet e dyshimta financiare ndërmjet dy shtetasve shqiptarë dhe shtetasit belg detyruan Prokurorinë e Durrësit që të vendosë sekuestro preventive, mbi llogarinë e shtetases Kalemi, e cila ishte e vetmja që në Shtator 2014 kishte para në bankë, në shumën rreth 850 mijë euro, pasi pjesën tjetër e kishin tërhequr për shpenzime personale.

Më pas, ky procedim i nisur në Durrës, u transferua në Prokurorinë për Krime të Rënda, e cila është kompetente për zbatimin e ligjit “Antimafia”.

Në bazë të hetimeve të zhvilluara në Prokuroria për Krime të Rënda, rezultuan të dhëna interesante që krijuan bindjen se ndërmjet tre personave po kryhej veprimtaria e paligjshme e pastrimit të parave. Shtetasi belg, Nyssen, i cili ishte burimi i parave në drejtim të shtetases shqiptare Kalemi, nuk kishte përfituar asnjë trashëgimi nga prindërit, pasi ata janë ende gjallë. Po ashtu, Nyssen ishte përfshirë në veprimtarinë informale të shit-blerjes me para cash së aksioneve në kompani të ndryshme në Belgjikë. Për blejen e këtyre aksioneve, ai nuk kishte asnjë mundësi të justifikonte shumat e përdorura.

Ndërkohë, në bazë të letër-porosive me autoritetet belge, Prokuroria për Krime të Rënda vihet në dijeni se shtetasja Rovena Kalemi ka qenë e përfshirë në veprimtari të paligjshme në Belgjikë, duke siguruar të ardhura të shumta.

Paratë e fituara nga ky treg vendoseshin në llogarinë e shtetasit belg, Nyssen, i cili më pas i përcilltë në Shqipëri, nëpërmjet transfertave bankare, fillimisht në adresë të Bledar Corraj dhe më pas tek Rovena Kalemi. Kjo e fundit, një pjesë të parave që i mbërrinin në llogarinë e saj, i kryente menjëherë transfertë në llogaritë bankare të disa familjarëve të saj në bankat e Luksemburgut.

Në bazë të dinamikës së zbuluar nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe pamundësisë së tre personave për të justifikuar burimin e ligjshëm të kësaj pasurie, u kërkua konfiskimi i llogarisë bankare të zbuluar në emër të Rovena Kalemi, e cila arrinte në shumën e 850 mijë eurove. Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën dhe vendosi konfiskimin e shumës dhe kalimin e saj në favor të shtetit.

BW

Next Post

Reagon Taulant Alibeaj: Asnjë problem me policinë gjermane, tani jam në kafe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci i protestës rëndohet! Urgjenca Spitalore zbulon sa persona morën ndihmë mjekësore

Bilanci i protestës rëndohet! Urgjenca Spitalore zbulon sa persona morën ndihmë mjekësore

July 2, 2026
UGSH ngre alarmin pas protestës: Gazetarët u sulmuan gjatë raportimit, autorët të dalin para drejtësisë

UGSH ngre alarmin pas protestës: Gazetarët u sulmuan gjatë raportimit, autorët të dalin para drejtësisë

July 2, 2026
Parlamenti miraton ligjin e ri, SHISH merr kompetenca të zgjeruara për kërcënimet hibride dhe sulmet kibernetike

Parlamenti miraton ligjin e ri, SHISH merr kompetenca të zgjeruara për kërcënimet hibride dhe sulmet kibernetike

July 2, 2026
KLP hap garën për pasuesin e Olsjan Çelës, kandidatët kanë 30 ditë kohë për të aplikuar

KLP hap garën për pasuesin e Olsjan Çelës, kandidatët kanë 30 ditë kohë për të aplikuar

July 2, 2026
Demonstruesit të mos imitojnë Berishën, por studentët e Dhjetorit: Atyre iu mjaftuan vetëm katër ditë për të fituar

“Revolucionarët” i marrin dhunën Berishës duke shënuar fundin e tyre si ai

July 2, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Përfundojnë pa rezultat bisedimet SHBA-Iran në Doha, Trump thyen heshtjen!

July 2, 2026
“Protesta e bukur ia ka lënë vendin konfliktit dhe dhunës”, Balla nxjerr videon e policit të lënduar: 32 vite në detyrë, sot u gjakos

“Protesta e bukur ia ka lënë vendin konfliktit dhe dhunës”, Balla nxjerr videon e policit të lënduar: 32 vite në detyrë, sot u gjakos

July 2, 2026
“Shëndetësia 2030”/Koçiu: Jemi në shërbim të qytetarëve, me përkushtim dhe devotshmëri

“Është i njëjti skenar i vjetër”, Koçiu reagon për dhunën në protestë: Kush shkel ligjin do të përgjigjet para drejtësisë

July 2, 2026
VIDEO/ Paralajmërimi i Altin Goxhajt pak ditë më parë: Fiksojeni 2 korrikun si datë

VIDEO/ Paralajmërimi i Altin Goxhajt pak ditë më parë: Fiksojeni 2 korrikun si datë

July 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In