• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mero Baze: Si po e “vret” vapën e gushtit Edi Rama, mes qeverish-hije e dëgjesash popullore

by Mero Baze
09/08/2017 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edi Rama ja ka dalë ta mbajë vëmendjen rreth tij edhe pas 25 qershorit, kur ka fituar zgjedhjet i vetëm dhe ka humbur shumicën në qeverinë që është ende kryeministër. Duke improvizuar një fushatë dëgjesash paszgjedhore, dhe duke klasifikuar prioritetet në çdo qark, duke trafikuar lajme vere për qeveri të vogla dhe kuq e zi, dhe mbi të gjitha, duke i lënë të gjithë të presin se çfarë do bëjë në të vërtetë ai me qeverinë, ai po argëtohet nga një anë me mllefin popullor kundër administratës dhe burokratëve, dhe nga ana tjetër me spiralen e makthit ku ka futur bashkëpunëtorët e vet, të cilët nuk dinë kë beson më shumë Edi Rama i pas 25 qershorit, ata apo popullin.

Politikisht dëgjesat janë një akt i guximshëm, por të zhvilluara pas zgjedhjeve, janë argëtim. Guxim do të ishte t’i mblidhte këta njerëz para zgjedhjeve dhe t’i dëgjonte ata, në vend që ta dëgjonin ata Edi Ramën. Nëse do ta bënte këtë, me siguri zgjedhjet nuk do të dilnin kështu si kanë dalë, me gjithë këto që po dëgjon ai vetë, pas zgjedhjeve. Sado e madhe të jetë pjesa e LSI-së në këtë histori, mllefi i dëgjesave drejtohet ndaj qeverisjes katërvjeçare të Edi Ramës, dhe kjo, e bërë pasi ke kaluar lumin, është një tallje me kalin.

Si të tilla, ato nuk vlejnë më politikisht, por personalisht, vetëm për t’i dhënë atij një fuqi të re politike ndaj “fitimtarëve” me të cilët do ndahet në shtator, dhe për t’i treguar bashkëpunëtorëve të rinj se çfarë i pret.

Edhe lajmet e trafikuara për qeveritë e mundshme janë pjesë e këtij argëtimi. Aty ka diversione ndaj ish- ministrave, pritshmëri për delirantët, tallje me emra anonimë nga këshilltarë, që më shumë e dëgjojnë se i dëgjon, e deri tek nëpunës që nuk ua di mirë emrin, por ua nxjerr për kandidatë. Thuajse asgjë prej tyre nuk është e vërtetë, edhe pse në shumë raste dalin nga vetë njerëz të afërt të Ramës. Me siguri kur i shikojnë në gazeta, qeshin dhe pyesin si e kanë pritur njerëzit këtë gjë. Është një argëtim që përmbush po ashtu profilin e njeriut që ka marrë gjithë pushtetin.

Edhe më tallëse ngjan ngjyrosja kuqezi e qeverisë së ardhshme, apo ideja se do të marrë ndonjë ministër nga Kosova. Këtu argëtohet jo vetëm me emrat, por dhe me patriotët delirantë që lëshohen e duan një tjetër nga Maqedonia, një nga Mal i Zi dhe një nga Presheva. Një tallje pa kripë dhe tërësisht jo serioze.

Qeveria shqiptare është votuar të qeverisë Shqipërinë dhe politika më e mirë kombëtare e një qeverie, është të jetë e suksesshme. Nëse Edi Rama do të jetë një kryeministër i mire, ai do rrisë kredencialet dhe autoritetin e Shqipërisë në Perëndim dhe në mbarë botën, do ta bëjë Shqipërinë një shtet serioz, dhe kështu automatikisht ka ndihmuar Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë, në Mal të Zi, Preshevë apo Maqedoni.

Shqipëria nuk ka as fuqi dhe as autoritet të diktojë me politikën e saj të jashtme. Politika më e mirë  e jashtme e Shqipërisë, është politika e brendshme që rrit kredibilitetin e vendit, forcon aleancën me Perëndimin dhe e bën Shqipërinë pjesë të Perëndimit. Për të qenë “patriot”, nuk ka nevojë të marrësh një ministër nga Kosova në qeveri, por ta bësh Shqipërinë model të një vendi dinjitoz edhe në Kosovë, ose së paku që mos ta turpërojë atë.

Por mos e merrni seriozisht, se edhe në këtë qeveri e kishte një këshilltar nga Kosova, por i shërbeu më shumë si përkthyes në vizitën në Beograd, se sa për të përfaqësuar Kosovën.

Në fund, ka hedhur dhe shashkën e një ministri të djathtë në kabinet. Me këtë rast ka filluar lë pa gjumë dhe disa ministra teknikë, që janë penduar këto kohë që nuk kanë shkuar mire me të. Dhe kjo, për të prodhuar histori konspiracioni me opozitën e mbetur të Lulzim Bashës.

Por mos e merrni seriozisht. E gjitha çfarë po bën, është një shpikje origjinale për të shtyrë verën pas fitores së 25 qershorit dhe për të mos lënë askënd nga të vetët të ndjehet i fituar, përveç atij vetë. Të paktën deri më 9 shtator, kur duhet të bëjë qeverinë. Pastaj do t’i harroni të gjitha këto lajme vere që keni lexuar.

Next Post
Njihuni me liqenin “çudibërës” të Gramshit që i ka lënë turistët pa fjalë

Njihuni me liqenin “çudibërës” të Gramshit që i ka lënë turistët pa fjalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit, Tritan Shehu: Ditë me domethënie të veçantë historike, dita e rrëzimit të diktaturës

Protesta e 20 shkurtit, Tritan Shehu: Ditë me domethënie të veçantë historike, dita e rrëzimit të diktaturës

February 17, 2026
Mbahet nesër në Tiranë Ministeriali për Korridorin VIII, zbardhet agjenda e aktiviteteve

Mbahet nesër në Tiranë Ministeriali për Korridorin VIII, zbardhet agjenda e aktiviteteve

February 17, 2026
Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë! Dua Lipa dhe Fatlume Bunjaku “vjedhin” vëmendjen e botës

Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë! Dua Lipa dhe Fatlume Bunjaku “vjedhin” vëmendjen e botës

February 17, 2026
Këto janë 3 shenjat e horoskopit që bëhen romantike vetëm pas një zhgënjimi

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që bëhen romantike vetëm pas një zhgënjimi

February 17, 2026
Berisha nga Foltorja në Krujë: Ky regjim po u nxin jetën shqiptarëve! Rama ka kapur të gjitha pushtetet

Berisha nga Foltorja në Krujë: Ky regjim po u nxin jetën shqiptarëve! Rama ka kapur të gjitha pushtetet

February 17, 2026
Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum, përmbyten banesa dhe biznese

Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum, përmbyten banesa dhe biznese

February 17, 2026
Berisha nga Kruja: Në këtë 18 vjetor, Kosova vjen si një shtet shembull demokracie

Berisha nga Kruja: Në këtë 18 vjetor, Kosova vjen si një shtet shembull demokracie

February 17, 2026
Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve, evakuohen familjet

Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve, evakuohen familjet

February 17, 2026
Emërohet nëndrejtori i ri i Policisë së Tiranës, padia e Hajnajt mban peng garën për departamentet në polici

Emërohet nëndrejtori i ri i Policisë së Tiranës, padia e Hajnajt mban peng garën për departamentet në polici

February 17, 2026
Sfondi i dyshimtë i vendimit për Gjykatën Speciale, Ralf Gjoni: Ishin pjesë edhe zyrtarë të lidhur me pedofilin Epstein, të shpallen non-grata

Sfondi i dyshimtë i vendimit për Gjykatën Speciale, Ralf Gjoni: Ishin pjesë edhe zyrtarë të lidhur me pedofilin Epstein, të shpallen non-grata

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In