• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mero Baze: 26 milion dollarët, për të cilat proteston Bujar Nishani

by
26/01/2016 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mero Baze

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, po investohet publikisht për një interes tërësisht personal dhe familjar, në betejën kundër ndryshimeve kushtetuese, duke sulmuar veçanërisht një nen që ka të bëjë me ligjin e pronave, i cili prek një histori korruptive, që lidhet me tokat e familjes së gruas së tij.

Familja e bashkëshortes së presidentit, ka përfituar nga 16 vendime të Komisionit të Kthimit të Pronave në kohë të ndryshme gjatë periudhës 1994 – 2007 , për kthime pronash dhe kompesim. Sipas të dhënave që kam siguruar nga AKKP, nëse kjo vlerë llogaritet përmes sistemit të tanishëm, shuma e kompensimit që kjo familje ka pritshmërinë për të përfituar, referuar hartes së vlerës të vitit 2014, është 3,2 miliarde lekë , d.m.th rreth 30 milion dollarë.

Me zbatimin e ligjit të ri, sipas të dhënave që ka Agjensia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, kjo familje përfiton një vlerë prej 445 milion lekë, rreth 4 milion dollarë, aq sa leke ka dhënë gjithsej qeveria Berisha, që i “qan” zemra për pronarët, ne 8 vite qeverisje në rang vendi.

Pra, kjo familje ka një diferencë të të ardhurave nga zbatimi i ligjit të ri, që shkon në 2.8 milardë lekë, ose 26 milion dollarë. Sipas të dhënave që gjenden në AKKP, në 16 vendime që pret të marre kompensim, në 6 prej tyre perfiton 0 leke, pasi jane ne kushtet e ndikimit të vlerës së shtuar të prones së kthyer.

Pra, beteja e Bujar Nishanit kundër ndryshimit kushtetues për pronat, nuk është për parime, por për një hall personal të tij, ku përfshihen 26 milion dollarë, që atij i duket sikur po ja heq dikush nga duart, meqë kishte vendosur t’i merrte për shkak të detyrës që ka.

Ky është një motiv i fortë, personal dhe familjar që ka angazhuar institucionin e presidentit të Republikës, të përfshihet në një betejë të pamoralshme publike, për hallet e pronave të gruas së tij, duke e trajtuar Shqipërinë si një çiflik që duhet të qeveriset sipas interesave të tij. Argumentet e tij janë spekulative, dhe nuk guxon as të citojë nenin në fjalë kur flet publikisht. Nga ana tjetër, ai ka inkurajuar një strukturë mafioze sekserësh, avokatësh dhe konsulentësh, kryesisht ish- zyrtarë të AKKP, duke krijuar një linjë përshpejtimi të padive në Gjykatën e Strasburgut, për ta bërë ligjin jo funksional.

Bujar Nishani po udhëheq një proces bllokimi të këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese, pasi kërkon t’u lërë kohë këtij rrjeti sekserësh, të përbërë kryesisht nga ish- zyrtarë të Agjencisë së Kthimit të Pronave, që po përdorin ish- detyrën e tyre të parealizuar, për të hedhur në erë një proces, i cili do të stabilizojë juridiksht çështjen e pronave në Shqipëri.

Miratimi i ligjit të ri, është një pengesë serioze për ta, dhe presidenti po udhëheq një fushatë tërësisht mafioze, personale dhe klinteliste, kundër një institucioni zyrtar të shtetit shqiptar, që ka dhënë një rrugëzgjidhje të bazuar jurdike për kompesimin e pronave.

Përpjekjet e para për ta shtyrë këtë ligj u bënë qysh në Kuvend, ku amendamenti Topalli, kërkoi shtyrjen e afatit te ligjit te vjetër. Një rrjet i tërë avokatësh dhe ish- zyrtarësh të lartë të Agjencisë së Kthimit të Pronave, përfshi dhe përfaqësuesin tonë aty, po ushtrojnë presion mbi Gjykatën e Strasburgut, për të penalizuar pikërisht “Hartën e vlerës së tokës së vitit 2014”, për ta konsideruar atë jo realist ne përputhje me vlerat e tregut.

Historia kriminale e pronave në Shqipëri, është një histori që u keqpërdor dhe u kthye në një institucion mafioz nga Sali Berisha, i cili nuk i dha askujt pronën e vet dhe ktheu familjen e tij, një institucion sekser për gjithkënd që kërkonte pronat e veta. Ligji i ri gjen një zgjidhje realiste, duke kompesuar gjithkënd që ka pasur prona, me një vlerë reale, ku natyrisht zbriten kontributet e zhvillimit të pronës në 60 vite dhe si i tillë, nëse zbatohet shpejt dhe me efiçencë, është i vetmi stabilizues juridik i kësaj historie kriminale.

Por ndërsa sekserët dhe avokatët kanë biznesin e tyre të pistë në këtë histori, angazhimi i presidentit të Republikës në një çështje tërësisht familjare dhe personale, dhe investimi i tij publik në këtë histori, është një konflikt i rëndë interesi, i mjaftushëm që çdokush në vend të tij të shkonte ose në shtëpi, ose në burg.

Angazhimi i presidentit Nishani publikisht kundër një neni të ndryshimeve kushtetuese, që ka lidhje tërësisht me interesat e tij korruptive dhe mënyrën se si këta udhëheqës të Shqipërisë, kanë kapur shtetin shqiptar për interesa të veta, tregon dhe se sa banale, vulgare dhe e pashpresë është historia e një vendi, kur ngelet në duar të njerëzve të tillë./Tema/

Next Post

Mustafa takon gjeneralin e NATO, gati formimi i ushtrisë kosovare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In