• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Merkeli në gjendje shumë të vështirë, por e parrëzueshme”

by Java News
13/03/2016 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politika e refugjatëve sundon në zgjedhjet e tre landeve: Asnjëherë zgjedhjet e landeve nuk kanë pasur një rëndësi të tillë si më 13 mars, mendon ish-kryeredaktori i gazetës së njohur “Bild”, Michael H.Spreng.

Deutsche Welle: Zoti Spreng, a është vota në tre lande gjermane më 13 mars një referendum i vogël për politikën e refugjatëve të Angela Merkelit apo një i madh?

Michael Spreng: Po, gjithsesi votohet në tre lande, ndër të tjera në një land që është bastion i CDU-së, Baden Wurtemberg. Po, mund të thuhet se është një votë popullore për politikën e refugjatëve, të cilën Merkel duhet ta marrë shumë seriozisht.

Prej vitesh ju si gazetar dhe këshilltar i politikës vëzhgoni partitë dhe qeveritë në federatë dhe lande. A ka pasur më parë zgjedhje në lande që mund të ndryshonin kaq shumë politikën federale?

Nuk e besoj, nuk kemi pasur asnjë krizë të tillë, si me valën e furishme të refugjatëve. Nuk më kujtohet një situatë e ngjashme. Në kohën e krizës greke nuk pati zgjedhje në lande që të ndikoheshin kaq shumë nga kriza.

Sa rëndon në këto zgjedhje shtyrja e sërishme e samitit BE-Turqi, pas tre zgjedhjesh në lande?

Mendoj se kaq pak para zgjedhjeve nuk mund të ndryshohet shumë atmosfera. Shumë vetë janë skeptikë dhe shohin me dyzim në pritje të vendimeve të BE-së, po qe se do të kemi vendime të tilla. Besoj se edhe sikur të kishim pasur një ujdi, kjo nuk do ta ndryshonte kushedi çfarë gjendjen.

Vetëm pjesërisht e mbështesin në bazën e CDU-së punën e Merkelit, por nga ana tjetër ajo merr duartrokitje nga të Gjelbrit dhe e Majta, si edhe sozialdemokratët. Çfarë po ndodh me partinë CDU, kur kryetaren ia lëvdon opozita?

Kjo tregon se kemi një situatë të jashtëzakonshme, që në këtë formë nuk e kemi pasur më parë në politikën gjermane. Në politikën e refugjatëve janë shfuqizuar kufijtë partiakë. Ka koalicione të reja dhe mbështetës të rinj për një kancelare kristiandemokrate. Edhe kjo është një situatë e re, por Merkeli, po t’i mbledhësh të gjitha bashkë, gëzon një shumicë të qartë në popull.

Megjithatë a do të shtrohet ndonjëherë pyetja ekzistenciale për kancelaren?

Tani varet shumë se si do të dalë rezultati në Baden-Wurtemberg, duket se rezultati ka për të qenë shumë i dobët. Në landin e Renani-Pfalcit, unioni ka ende një shans me Julia Klöcknerin. Po qe se CDU humbet të dyja landet, sigurisht do kemi një situatë shpërthyese brenda CDU-së. Këtu duhet thënë se të dy kandidatët e landeve të CDU-së kanë bërë një gabim të madh, kur ata gjatë fushatës dolën kundër politikës së kancelares, kështu që qendra e CDU-së nuk e ka të vështirë t’i bëjë përgjegjës vetë ata për dështimin.

Cili është varianti më i mundshëm: Merkeli gëzon ende shumë popullaritet. A mundet që me zgjedhje të parakohshme ajo të mund të sigurojë një mandat të ri më të fortë?

Jo, këtë mundësi e përjashtoj. Ajo vetë nuk është e interesuar për zgjedhje të reja. Po ashtu Merkel nuk do të japë dorëheqjen. Ekziston mundësia që ta rrëzosh Merkelin me mocionin e votëbesimit apo një votë konstruktive mosbesimi – e këtë variant nuk e shoh tani si realist. Nuk ka mazhorancë në Bundestag kundër Merkelit. Ajo do ta kërkojë besimin e Bundestagut, në rast nevoje edhe me ndihmën e partive të tjera. Ajo vërtet është në gjendje të vështirë në partinë e saj, por nuk shoh se mund të rrëzohet në një kohë të caktuar.

Debati i refugjatëve i ka dhënë hov AfD- partisë Alternativa për Gjermaninë. Mundet që populistët të jenë realitet politik për një kohë të gjatë?

Mendoj se jemi në fazë të ndërmjetme në politikë, një gjendje të tillë e kemi pasur. Vetë e kam përjetuar, kur NPD (Partia Nacionaldemokratike e Gjermanisë) me gati 10% u fut në parlamentin e landit të Hesenit. Edhe republikanët kanë qenë me 10% në landin e Baden-Wurtembergut. Më vonë bumi zgjedhor i populistëve e radikalëve të djathtë ka rënë. Vendimtare tani është nëse ndryshon diçka në politikën e refugjatëve, pra nëse mund të kufizohet fluksi i tyre. Me këtë bien edhe aksionet e AfD-së. Por i trembem asaj se në vazhdën e këtij debati është shprehur kaq ashpërsi e mungesë humaniteti, saqë këto parti populiste të djathta këtë herë do mund të jenë më të forta se në të shkuarën.

Michael H. Spreng është gazetar. Ai ka qenë kryeredaktor i gazetës „Bild“ dhe „Bild am Sonntag“. Aktualisht ai është konsulent i politikës dhe publicist.

Deutschland Michael Spreng Publizist

                                                Publicisti Michael Spreng

Next Post

Disa sugjerime e këshilla për ata që duan lidhje të qëndrueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

July 1, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

July 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

July 1, 2026
“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

July 1, 2026
Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

July 1, 2026
VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

July 1, 2026
Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

July 1, 2026
Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

July 1, 2026
Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

July 1, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Mandati i zgjedhur i Veliaj doli se është më i fortë se prangat e SPAK

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In