• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Merkel uron Kurtin për detyrën/ Muajin e ardhshëm do t’i prezantojë Vuçiç në Berlin “planin për Kosovën”

by Java News
08/02/2020 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka uruar Albin Kurtin për marrjen e detyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Zyra e Kancelares Merkel në urimin për Albin Kurtin ka thënë se do të ishte e lumtur që ta shoh atë së shpejti në Berlin.

“Gëzohem të ju takoj se shpejti në Berlin”, ka shkruar Merkel, në letrën e publikuar në webfaqen e Zyrës së Kancelares gjermane.

Në letrën e Kancelares thuhet se para qeverisë së re janë detyra të rëndësishme si sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ajo ka thënë se Kryeministrin e ri e presin punë të vështira në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike. Po ashtu, sipas saj, sfidë e Kurtit mbetet dialogu me Serbinë.

“Këto janë hapat kryesor në përforcimin e perspektivës Evropiane të vendit tuaj”, thuhet në letrën e Merkel drejtuar Kurtit.

”Qeveria gjermane do ta mbështesë edhe më tej Kosovën në këtë rrugë. Gëzohem të ju takoj së shpejti në Berlin. Për detyrat të cilat ju presin ju dëshiroj shumë fat dhe sukses”, ka shtuar ajo.

Nga na tjetër presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë muajit të ardhshëm pritet që të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Në këtë takim pritet të diskutohen një sërë çështjesh, duke filluar me problemin Prishtinë-Beograd dhe më pas edhe me politikën e re të Bashkimit Evropian për Zgjerimin.

Siç shkruajnë mediat serbe sot, në këtë takim që do të mbahet në Berlin, kancelarja Merkel pritet që t’i prezantojë presidentit të Serbisë ‘planin për Kosovën’.

Mediat serbe raportojnë se në këtë takim do te diskutohet edhe për emërimin e mundshëm të Miroslav Lajcak si Përfaqësues Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, raporton ‘blic.rs’.

“Një pjesë e madhe e këtij takimi do t’I kushtohet cështjes së të dërguarit të ri të BE’së për bisedimet Prishtinë-Beograd dhe agjendën e tij të ardhshme. Vucic mund të zbulojë pastaj se në çfarë drejtimi do të shkojnë bisedimet që do t’I udhëheq Miroslav Lajcak”, kanë thënë mediat vendase.

Megjithatë në BE i kanë quajtur spekulime raportimet rreth emrit të Miroslav Lajcak. Ata kanë thënë se janë duke diskutuar rreth çështjes së Përfaqesuesit Special, megjithatë thonë se procesi është vetëm në hapat e parë dhe janë shumë larg marrjes së vendimit.

g.kosovari

 

Next Post
Demografja Galanxhi flet me shifra: Shqiptarët ikin, por edhe vijnë

Demografja Galanxhi flet me shifra: Shqiptarët ikin, por edhe vijnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buzhala ‘godet’ njerëzit e Kurtit në RMV: Protestojnë kundër Ramës, por qeverisin me aleatët e Vuçiçit

Buzhala ‘godet’ njerëzit e Kurtit në RMV: Protestojnë kundër Ramës, por qeverisin me aleatët e Vuçiçit

July 9, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: Protesta drejtohet nga një strukturë jashtë Shqipërisë që synon të godasë turizmin

July 9, 2026
FIFA me standard të dyfishtë? Anglia merr goditje të fortë para sfidës me Norvegjinë

FIFA me standard të dyfishtë? Anglia merr goditje të fortë para sfidës me Norvegjinë

July 9, 2026
Qeveria mbështet zjarrfikësit| Lamallari shpjegon përfitimet: Rrisim trajtimin financiar

Qeveria mbështet zjarrfikësit| Lamallari shpjegon përfitimet: Rrisim trajtimin financiar

July 9, 2026
Albin Kurti dhe operacioni “Zemërimi i Akilit” në revolucionin flamingo të Tiranës

Albin Kurti dhe operacioni “Zemërimi i Akilit” në revolucionin flamingo të Tiranës

July 9, 2026
Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

Votimi në Parlamentin Evropian/ Miratohet nisja e negociatave për krijimin e euros digjitale

July 9, 2026
Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

Shqipëria anëtarësohet në ECLFM, Gogu: Tashmë kemi zërin tonë në organin më të lartë evropian të mjekësisë ligjore

July 9, 2026
Paralajmëron Irani: Do veprojmë ndaj aventurizmit ushtarak amerikan

Paralajmëron Irani: Do veprojmë ndaj aventurizmit ushtarak amerikan

July 9, 2026
“Fshihet” nga frika e sulmeve? Jahti i lidhur me Putinin zhvendoset nën mbrojtjen ruse

“Fshihet” nga frika e sulmeve? Jahti i lidhur me Putinin zhvendoset nën mbrojtjen ruse

July 9, 2026
Shabani në burgun e Reçit: Të dënuarit po penalizohen padrejtësisht nga burokracitë

Shabani në burgun e Reçit: Të dënuarit po penalizohen padrejtësisht nga burokracitë

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In