• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Merkel takon Thaçin: Kosova të luftojë korrupsionin, ka ende shumë sfida!

by A R
09/05/2018 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelarja Angela Merkel ka bërë thirrje që Kosova ta luftojë korrupsionin dhe ta ulë papunësinë, derisa ka shtuar se dialogu me Serbinë nuk është temë e thjeshtë.
Këto komente Merkel i bëri pas takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në Berlin. Ajo tha se Gjermania mbetet aleat i fuqishëm i Kosovës duke mbështetur rrugën e saj integruese për në Bashkimin Evropian. Por theksoi se duhet luftuar krimi e korrupsioni.

“Kemi shumë probleme të pazgjidhura por ka edhe përmirësime në rrugën drejt BE’së, dua të theksoj se në Ditën e Evropës kemi shumë sfida para nesh, sfida që na presin e që janë luftimi i korrupsionit, numri i lartë i papunësisë”, ka shtuar ajo në konferencën për media.

Sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, Merkel shtoi se ky dialog nuk është temë e thjeshtë, por thekson se ka pasur zhvilime pozitive në këtë drejtim.

“Marrëveshjet e deritanishme duhen të zbatohen”, tha ajo.

Ndërsa Thaçi, ia ka kushtuar kete konferencë dialogut me Serbinë. Presidenti Thaçi tha se takimi me kancelaren Merkel konfirmon marrëdhëniet miqësore në mes të Kosovës dhe Gjermanisë. Ai tha se Kosova ndihet e obliguar se si shtet i ri të japë kontribut në shërbim të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Jetike është edhe normalizimi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi, duke shtuar se duhet të implementohen të gjitha marrëveshjet e arritura në mes të dyja vendeve, shkruan Gazeta Express.

“Porosia imë është se ne jemi gati si Kosovë të hapim këtë kapitull, për të bërë hapin vendimtar për dialogun me Serbinë dhe të arrijmë marrëveshje”, tha Presidenti.

Presidenti në konferencë me Merkel para gazetarëve tha se faza përfundimtare e dialogut nuk do të jetë fare e lehtë as për Kosovën dhe as për Serbinë.

“… por nuk ka rrugë tjetër për të ecur përpara për asnjërin shtet. Bashkë duhet ë gjejmë mënyrë që përmes marrëveshjes të gjendet paqe”, tha Thaçi.

Presidenti tha se marrëveshjet duhet të përfundojnë me njohje reciproke sepse “vetëm kjo mundëson hapjen e kapitujve të ri në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

ma.me

Next Post
VENDIMI/ Shqipëria hotele me 4- 5 yje, shuma që duhet për të përfituar statusin special

VENDIMI/ Shqipëria hotele me 4- 5 yje, shuma që duhet për të përfituar statusin special

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

6 tetori, afati fundit për Presidentin. Gjykata vendosi: Zgjedhja e qeverisë nuk shkeli Kushtetutën

September 23, 2026
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë: Më 4 prill përfundojnë dëshmitë ndaj ish-krerëve të UÇK

“UÇK një grup banditësh”, Rusia gëzohet: Thaçi të dënohet më shumë, Kosova u shkatërrua

September 23, 2026
Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

September 23, 2026
Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

September 23, 2026
Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

September 23, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

PS vijon me hartën territoriale, PD braktis diskutimet në Kuvend: Ankim në Kushtetuese

September 23, 2026
Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

Berisha mbledh deputetët, diskutohet reagimi pas masës ndaj Hysenit: SHISH në duart e krimit

September 23, 2026
Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

September 23, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Zgjedhjet e Parakohshme, tashmë janë domosdoshmëri

September 23, 2026
A kërcënohet Shqipëria? Raporti i SHISH: Sulmet terroriste nga grupe të vogla janë potencialisht të mundshme

Shkarkimi i Vlora Hysenit, Rama komandon Elvis Lilën në krye të SHISH

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com