• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Merkel refuzon të vaksinohet: Jam 66 vjeçe dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar

by Ardit Rada
26/02/2021 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Merkel ka refuzuar që të marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca apo Biontech duke i lënë radhë më të moshuarve apo kategorive të tjera të riskuara që të vaksinohen.

“Unë jam 66 vjeçe dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar për Astra-Zeneca. Por është  një vaksinë e besueshme, efektive dhe e sigurt dhe është aprovuar”, tha Merkel në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine”.

Merkel  tha se mund të përdoret vaksina e Pfizer/Biontech për të reklamuar vaksinimin, por ajo u shpreh se dozat duhet t’i jepen kryesisht të moshuarve dhe personave më të rrezikuar nga koronavirusi.

“Unë mendoj se është e drejtë, përveç kategorisë më të rrezikuar dhe të moshuarve, që së pari të ftohen grupet e popullsisë që nuk mund të mbajnë distancën e tyre në punë. Ne mund të ulemi në një distancë të madhe nga njëri-tjetri gjatë intervistës. Një mësuese e kopshtit, një mësuese e shkollës fillore, nuk mund ta bëjë këtë. Këta janë njerëzit që duhet të marrin radhën përpara dikujt si unë”, tha Merkel.

Ndonëse në vendet e tjera, krerët e qeverive vaksinohen për t’i treguar popullit se vaksina është efektive, Merkel ka zgjedhur që të mos bëjë të njëjtin veprim. E pyetur nëse është e frikësuar nga infektimi, kancelarja gjermane u shpreh:

“Unë nuk dua infektohem me koronavirus dhe po bëj gjithçka për ta parandaluar atë. Unë personalisht njoh njerëz që janë goditur rëndë, të cilët mezi kanë e përballuar sëmundjen. Njerëzit e tjerë gjithashtu mund të pësojnë dëme të rënda afatgjata. Së pari duhet të vaksinohen të moshuarit, ata me sëmundje të tjera dhe gjithashtu njerëzit që janë në kontakt të ngushtë me njerëz të infektuar. Ky është një urdhër i arsyeshëm të cilit dua t’i përmbahem.”

Sipas raporteve të lëshuara në Gjermani, shumë njerëz kanë refuzuar të vaksinohet kur kanë mësuar se do t’u injektohet doza e vaksinës Astrazeneca./a.p

Next Post
Ata që e kanë kaluar Covid-19 janë dhjetëfish më të mbrojtur

Ata që e kanë kaluar Covid-19 janë dhjetëfish më të mbrojtur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

February 23, 2026
“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

A do mundet Albin Kurti të heqë qafe Vjosa Osmanin, si “presidente e SHBA” në Kosovë

February 23, 2026

Milano dhe Londra kryesojnë, si po ndryshon harta ajrore e Shqipërisë

February 23, 2026
Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

February 23, 2026
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Çfarë pret Adriatik Lapaj?

February 23, 2026
4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

February 23, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Fati i drejtuesve të UÇK, Basha: Rama tërhoqi vëmendjen e Trump. Aty nuk po jepet drejtësi, po përbaltet lufta e mbuluar me gjak

February 23, 2026
Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In