Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbështet rezolutën për ushtrimin e gjenocidit armen që do të votohet nesër në Bundestag, por nuk do të marrë pjesë në votim për shkak të angazhimeve të saj, njoftoi sot ndihmëszëdhënësja e saj.
Merkel nuk do të jetë e pranishme në procesin e votimit në Bundestag për këtë rezolutë të kritikuar nga Turqia, për arsye të axhendës së punës dhe një sërë takimesh, pohoi ndihmëszëdhënësja e qeverisë, Christiane Wirtz, gjatë një konference të rregullt për shtyp.
“Por gjatë një votimi në formë testi, brenda grupit parlamentar konservator, kancelarja e cila zotëron gjithashtu statusin e deputetes votoi së bashku me grupin në favor të këtij teksti”, sqaroi Wirtz. (javanews / r.a)